Babai Iliri i reagon Taravarit: Ëmbla nuk është autike!

Unë nuk e di se nga i ka gjetur kryetari i Gostivarit, Arben Taravari ato komisione të cilat pretendojnë se bija ime është me Autizëm, duke anashkaluar Doun Sindromin.

Kështu ka reaguar babai i Ëmblës, Ilir Demiri duke demantuar çdo deklaratë të Taravarit për gjendjen e Ëmblës.

“Kjo nuk është e vërtetë. Ne e kemi këtu rezultatin laboratorik të Akademisë së Shkencave, që besoj se është institucion relevant dhe tregon se në çfarë gjendje është Ëmbla. Me lindjen e Ëmblës, nga Akademia e Shkencës është dhënë rezultati se ajo është me Doun sindrom, por nuk është me Autizëm. Ne e dimë se Autizmi shfaqet më vonë”, tha babai i Ëmblës, transmeton TV21.

Thotë se gjendjen e Ëmblës e kanë ndjekur edhe më vonë, por “askund në dokumente nuk shkruan se Ëmbla është autike”.

Tregon raporte mjekësore nga viti 2015, 2018, të cilat thotë se janë të fundit dhe sipas tij dëshmohet se “Ëmbla është nuk është autike”.

“Ne gjithmonë jemi munduar që të kemi kategorizime për Ëmblën. Por të gjitha raportet tregojnë se Ëmbla është me Doun sindrom të lehtë, as të mesëm dhe të rëndë, por të lehtë”, shprehet më tej Ademi.

Hodhi poshtë edhe deklaratën ku thotë Taravari se rotacioni Ëmblës është bërë me kërkesë të prindërve të saj, e jo të prindërve të nxënësve me të cilët ka mësuar ëmbla me një klasë dhe deklaratën se Ëmbla ka sulmuar nxënësit e tjerë.

“Ëmbla vazhdimisht ka qenë nën shoqërimin e asistentes arsimore. Ajo një asnjë moment nuk ka deklaruar se Ëmbla ka sulmuar ndonjë fëmijë. Ai është trillim që bëhet tash si kundër-reagim që të mbulojnë gabimet dhe lëshimet e veta, si shkollë, si mësuese, si prindër dhe në fund të edhe institucioni Komunë del në mbrojtje të këtyre padrejtësive. Pse, për të mbrojtur drejtorin? Ne kërkojmë nga kryetari që të tërheqë këtë deklaratë pasi ne kemi dokumente që dëshmojnë se a është Ëmbla agresive apo jo”, tha më tej babai i Ëmblës.

Ai edhe refuzon të takohet me Taravarin, pasi siç thotë, për “180 shkallë ka ndryshuar qëndrimin”.

Ndërkaq për takimin e sotëm, ku nuk morën pjesë prindërit e Ëmblës, babai i saj tha se ishin të zënë me presidentin e shtetit, Stevo Pendarovski i cili sot kishte vizituar Ëmblën në shtëpi.

“Në vizitë, në shtëpi kishim presidentin dhe kaluam shumë bukur. Më duket se presidentin nuk e lëndoi dhe presidenti e pa se Ëmbla nuk është agresive”, përfundoi Ademi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Комисија за категоризација ќе одлучи дали Ембла ќе следи редовна настава

Story i radhës

Xhaferi: Kuvendi për momentin nuk mund të zgjedh gjykatës të ri kushtetues

Të fundit nga