Babai dhe i biri çliruan fshatin nga pushtimi armen

Majori në pension i Azerbajxhanit Chingiz Gehremanov dhe djali i tij iu bashkuan ushtrisë së vendit të tyre në operacionin kundër forcave pushtuese armene në rajonin e Malësisë së Karabakut për të çliruar fshatin ku ai lindi.

Gehremanov, i cili kishte luftuar forcat armene edhe në luftën e mëparshme në vitet 1990, luajti një rol aktiv në çlirimin e fshatrave në Lachin, të cilin u detyrua ta braktiste 27 vjet më parë. Ai mblodhi 25 shokë ushtarë, si dhe djalin e tij, dhe përsëri luftuan me ushtrinë.

Pasi luftuan krah për krah me djalin e tij, ata u bënë azerbajxhanasit e parë që shkelën në fshatin Sefiyan në Lachin, atdheun e tyre, pas 27 vjetësh.

Ata arritën t’u mbijetonin shumë vështirësive në udhëtimin e tyre nga provinca Fuzuli deri në Lachin, ndërkohë që për Anadolu Agency (AA) theksuan se ka pasur raste kur duruan sulme me obus dhe automjeti i tyre i blinduar goditi në minë.

Djali i Gehremanov, Reshat, tha se është krenar që ka luftuar me babanë e tij në ushtrinë azerbajxhanase duke çliruar atdheun e tyre nga pushtimi.

“Patëm disa periudha të vështira. Ndodhte kur obusët bienin si shi mbi ne për dy orë. Pastaj, mora forcat duke qenë pranë babait tim”, tha ai.

“Jam rritur me ëndrrën për të shkuar në ato toka. Është e pamundur për mua të shpreh me fjalë se si është të ndihesh të vizitosh varrin e gjyshit tim pas gjithë këtyre viteve. Jam mirënjohës që kjo u bë e vërtetë”, shtoi ai.

Ndërkohë, babai Gehremanov tha: “Më në fund, mund të hynim në fshatin Sefiyan ku kalova fëmijërinë time. Gjetëm shtëpinë tonë, qëndruam atje një natë. Kur Lachin u okupua 27 vjet më parë, unë shkova te varri i babait tim dhe u betova se do të kthehem një ditë. E mbajta premtimin dhe u ktheva”.

Marrëdhëniet midis ish-republikave sovjetike të Azerbajxhanit dhe Armenisë kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991 kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut, një territor i njohur si pjesë e Azerbajxhanit, dhe shtatë rajone fqinje.

Përleshjet e reja shpërthyen më 27 shtator dhe ushtria armene vazhdoi sulmet ndaj civilëve dhe forcave azerbajxhanase, madje duke shkelur marrëveshjet humanitare të armëpushimit për 44 ditë.

Baku çliroi disa qytete dhe gati 300 vendbanime dhe fshatra nga pushtimi armen gjatë kësaj kohe.

Më 10 nëntor, dy vendet nënshkruan një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Rusia për t’u dhënë fund luftimeve dhe për të punuar drejt një rezolute gjithëpërfshirëse.

Armëpushimi shihet si një fitore e Azerbajxhanit dhe humbje për Armeninë.



. .

Ngjarja paraprake

Mali i Zi hap kufirin me Shqipërinë, kusht përgjigja e tamponit

Ngjarja e ardhëshme

Angelov: Armata do të ndihmojë punonjësit shëndetësorë në luftën kundër Kovid-19

të fundit nga