Aziri: Oferta jonë për të menaxhuar krizën me pandemië ka hasur në veshë të shurdhër

Nënkryetari i Aleancës për Shqiparët Elmi Aziri sonte në emisionin “Enter” në TV Shenja ka folur për menaxhimin e e pandemisë Covid-19 nga ana e Qeverisë si dhe ofertat e opozitës për të tejkaluar krizën me pandeminë, përcjell SHENJA. Ai ka thënë se oferta e opozitës për në menaxhuar në mënyrë efikase krizën më pandeminë ka hasur në veshë të shurdhër.

“Veçanërisht në e përiudhën e parë, në periudhën e para zgjedhjeve por edhe pas zgjedhjeve opinion ka qenë dëshmitar se ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe u shndërruar në zëdhënës qeveritar dhe jo në menaxher kryesor të krizës. Venko Filipçen më shumë e ke pasë në medium po supozoj se sa duke i shëtitur spitalet ose duke u dhënë kurajo mjekëve. Ne si opozitë i kemi shfrytëzuar të gjitha instrumentet që i kemi pasur në dorë edhe publikisht kemi shprehur gatishmërinë që jemi të gatshëm ta japim kontributin tonë në menaxhimin sa më efikas të krizës. Mirëpo ne nuk mund të shkojmë të imponohemi nëpër institucionet të shtetit. Ne e kemi bërë ofertën tonë dhe oferta jonë ka hasur në veshë të shurdhër” , ka deklaruar Aziri. /SHENJA/

Ngjarja paraprake

Liverpooli barazon por kualifikohet si lider i grupit

Ngjarja e ardhëshme

Stokholmi kërkon ndihmë nga qeveria: Na dërgoni stafin e spitalit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian