AZGj-ja shënoi Ditën Ndërkombëtare të Përkthimit

Me koferencën shkencore me sloganin “Agjencia deri më sot ka përkthyer dhe lekturuar 100.000 faqe”, Agjencia e Zbatimit të Gjuhës në RMV shënoi sot Ditën Ndërkombëtare të Përkthimit. Ishin të pranishëm rektorë, zëvendësrektorë, dekanë, drejtorë, shefa katedrash, media, si edhe punonjësit e AZGj-së.

Pjesa solemne filloi me fjalën e rastit që mbajti drejtori i AZGj-së, Ardian Musliu. Koferencën e përshëndetën Nebi Bilalli – këshilltar shtetëror i përkthimit, Salajdin Salihu – prorektor në UT, Ajten Hajdari-Qamili – profesoreshë e gjuhës shqipe, Ylber Sela – ish-drejtor i AZGj-së.

Në pjesën e dytë të Konferencës profesorë dhe përkthyes profesionistë prezantuan punimet e tyre me tëmën “Agjencia dhe sfidat e saj të përkthimit dhe të lekturimit”. Në foltore ligjëruan Ahmet Selmani – këshilltar shtetëror i redaktimit gjuhësor, Nebi Bilalli – këshilltar shtetëror i lekturës, Berton Sulejmani – Dekan i Universitetit të Tetovës, Ajten Hajdari-Qamili – profesoreshë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, Llukrecija Malkoviq-Atanasovska – Kryetare e Shoqatës së Përkthyesve, Lindita Bilal-Abdullahu – përkthyese, Arsim Jonuzi – përkthyes, Liljana Pandeva – lektore në AZGj.

Në fund pati edhe debate në lidhje me detajet e përkthimit profesional si veprimtari intelektuale që mundëson komunikimin jo vetëm midis institucioneve, por edhe midis vetë qytetarëve të RMV-së. Manifestimi i Ditës Ndërkombëtare të Përkthimit është një traditë të cilën AZGj-ja e feston qysh nga themelimi i saj.

Story i mëparshëm

​Anglia ndalon pirunët, thikat dhe pjatat plastike njëpërdorimshme

Story i radhës

“Vetëm supervizori është i huaj, të gjithë janë nga vendi” – në centralin fotovoltaik janë punësuar 200 persona

Të fundit nga