Azerbajxhani u bën thirrje civilëve që qëndrojnë larg instalimeve ushtarake

Ushtria e Azerbajxhanit këshilloi sot popullatën civile, që jeton në vendbanime afër zonës së operacioneve luftarake, të qëndrojnë larg instalimeve ushtarake për të shmangur ndonjë dëm të mundshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përmes një kumtese, Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se ushtarët dhe vullnetarët armenë u mashtruan nga udhëheqësia e Armenisë dhe u ofroi atyre të vendosnin armët dhe të dorëzohesh.

“Të gjitha të drejtat e robërve të luftës dhe civilëve do të mbrohen në përputhje me Ligjin Ndërkombëtar Humanitar dhe përmes organizatave ndërkombëtare, do të krijohen kushtet e nevojshme për personat që dëshirojnë të lëvizin në vendet e treta”, thuhet në kumtesë.

Në një kumtesë tjetër, Ministria e Mbrojtjes tha se ushtria azerbajxhanase zmbrapsi një sulm të forcave armene në rrugën Syunik-Zangilan.

“Armiku që u përball me rezistencë të ashpër nga njësitë tona u detyrua të tërhiqej. Ka të burgosur të kapur nga forcat e armikut”, theksohet në kumtesë.

Nga Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit gjithashtu thonë se në një operacion luftarak të kryer sot, Forcat Ajrore të Azerbajxhanit shkatërruan tre tanke, dy strehimore dhe katër bastione të forcave të armatosura armene në drejtimet Aghdere dhe Aghdam.



. .

Ngjarja paraprake

Policia arreston shqiptarin dhe italianin brenda në servis. Shkatërronin makinat e vjedhura

Ngjarja e ardhëshme

​Reali fiton “El Claiscon”, reagon Cristiano Ronaldo

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian