Azerbajxhani thotë se e ka marrë nën kontroll situatën në disa fshatra të Nagorno-Karabakut

Azerbajxhani ka thënë se forcat ushtarake të këtij vendi i kanë marrë nën kontroll disa fshatra gjatë luftimeve në rajonin Nagorno-Karabak kundër ushtrisë armene.

Në anën tjetër, Armeni tha të shtunën se do t’i përdorë të gjitha mënyrat e nevojshme për t’i mbrojtur armenët nga sulmet e Azerbajxhanit, shkruan Reuters.

Duke mos e marrë parasysh përpjekjen e Francës për ndërmjetësim, palët e konfliktit i vazhduan sulmet ndaj njëra-tjetrës me raketa për të shtatën ditë me radhë në një nga përleshjet më të ashpra në dekadat e fundit, në të cilën mund të përfshihen edhe Rusia dhe Turqia.

Numri i viktimave ka shkuar në së paku 230 në rajonin ku po luftohet. Nagorno-Karabaku njihet nga komuniteti ndërkombëtar si pjesë e Azerbajxhanit, por është enklavë që kontrollohet nga armenët që nga vitet e nëntëdhjeta.

Secila palë tha se ka shkatërruar qindra tanke të palës tjetër. Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, i dërgoi përgëzime një komandanti të ushtrisë për marrjen nën kontroll të një fshati në Karabak, shkruan Reuters.

“Sot, ushtria azere e ngriti flamurin e Azerbajxhanit në Madagiz. Madagizi është i yni”, shkroi presidenti Aliyev në rrjetet sociale. Më vonë, ai njoftoi se ushtria e vendit të tij i ka marrë nën kontroll edhe shtatë fshatra tjera.

Qindra njerëz dolën në rrugët e kryeqytetit azer, Baku, për të festuar, duke valëvitur flamuj e duke mbajtur në duar pankarta ku shkruhej “Karabaku ishte dhe do të jetë i yni”. Megjithatë, ka qenë e pamundur që gjendja në terren të vërtetohet në mënyrë të pavarur.

Ngjarja paraprake

Nesër pa energji elektrike fshati Varvara dhe rrugët “Ivan Cankar” dhe “Malishevska”

Ngjarja e ardhëshme

LSDM: Secili që ka shkelur ligjin do të përgjigjet para gjykatave dhe para qytetarëve

të fundit nga