Azerbajxhani tërheq për konsultime ambasadorin nga Greqia

Azerbajxhani ka tërhequr për konsultime ambasadorin nga Greqia, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë i janë paraqitur informacione se në rajon, përfshirë edhe shtetas grekë me origjinë armene kanë mbërritur për të luftuar në kuadër të sulmeve që ushtria e Armenisë ndërmori më 27 shtator ndaj Azerbajxhanit”, thuhet në deklaratën e MPJ të Azerbajxhanit.

Më tej në deklaratë theksohet se nga Greqia është kërkuar që të hetojë këto informacione dhe të informojë Azerbajxhanin.

“Greqia tërhoqi ambasadorin e saj në Baku për konsultime”, bëhet e ditur në deklaratën në të cilën ndahet informacioni se edhe Azerbajxhani ka tërhequr për të njëjtën arsye ambasadorin e saj në Athinë.



. .

Ngjarja paraprake

Vetizolohen grevistët në Ballsh, refuzojnë edhe kontrollet mjekësore

Ngjarja e ardhëshme

Grubi i dhuroi Defin ambasadorit të Rumanisë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian