Azerbajxhani parandalon përpjekjet për sulme të ushtrisë armene

Ushtria e Azerbajxhanit ruan avantazhin në front duke parandaluar përpjekjet për sulme të ushtrisë armene dhe duke i shkaktuar humbje serioze forcave të Armenisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit, thuhet se ushtria armene ka kryer sulme artilerike dhe raketash ndaj ushtarëve azerbajxhanas që janë të vendosur në rajonet e çliruara nga pushtimi në Jabrayil dhe Hadrut.

Teksa forcat armene kanë rritur aktivitetin në drejtim të disa rajoneve të frontit përgjatë natës, njoftohet se përpjekjet për sulme janë parandaluar nga ushtarët e Azerbajxhanit.

Në deklaratën e ministrisë thuhet se ushtria azerbajxhanase ka shkatërruar 2 tanke T-72, 1 sistem raketor Grad, 5 obuzë D-30, 2 kundërajror me motor vetëlëvizës ZSU-23-4 “Shilka” dhe 8 automjete që transportonin municione të ushtrisë armene.

Ndër të tjera është ndarë informacioni se janë rritur dezertimet në mesin e personelit të divizionit të 18-të të këmbësorisë së motorizuar të ushtrisë armene dhe se ka shumë të vrarë dhe plagosur në mesin e personelit të regjimentit të 5-të shkatërrues të ushtrisë armene.

Po ashtu të vdekur dhe të plagosur ka pasur edhe si pasojë e goditjes nga ushtria e Azerbajxhanit ndaj një automjeti që transportonte vullnetarët në frontin e mbrojtjes së regjimentit 10-të dhe se forcat armene janë tërhequr duke lënë pas një numër të madh të mjeteve të blinduara.

Mercenarët refuzuan të luftojnë

Më tej njoftohet se ushtria e Azerbajxhanit shkatërroi baterinë artilerike të regjimentit të 9-të të motorizuar të ushtrisë armene dhe se është plagosur zv.komandanti i regjimentit.

Në deklaratë theksohet se kanë refuzuar të luftojnë disa mercenarë të cilët kishin ardhur në Malësinë e Karabakut për të luftuar përkrah Armenisë.

Teksa theksohet se ushtria e Azerbajxhanit është në avantazh përgjatë gjithë frontit bëhet e ditur se ushtria armene ka shkelur hapur armëpushimin humanitar dhe se që në orët e para të mëngjesit ka goditur me artileri rajonet Goranboy, Terter, Agdam dhe Aghjabedi.



. .

Ngjarja paraprake

Fëmijët nuk na përkasin ne, për ta, për një kohë, jemi udhëzuesit e tyre në këtë tokë

Ngjarja e ardhëshme

Hija dixhitale e pandemisë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian