Azerbajxhani: Forcat armene kanë kohë deri më 25 nëntor të tërhiqen nga zona Kalbacar

Azerbajxhani ka rënë dakord të zgjasë afatin për forcat armene për t’u tërhequr nga rrethi Kalbacar i Nagorni-Karabakut deri më 25 nëntor.

Sipas medieve të huaja, Kalbacar i njohur si Karvachar për armenët iu dha Azerbajxhanit si pjesë e një marrëveshje paqeje që i dha fund një lufte gjashtë javore.

Afati fillestar ishte të dielën më 15 nëntor, ndërkohë orari i tërheqjes nga zonat Aghdam dhe Lachin mbetet i pandryshuar.

Të tre zonat ishin menaxhuar nga armenët që nga një luftë që përfundoi në vitin 1994.

Marrëveshja e cila i dha fund luftës së Azerbajxhanit dhe Armenisë ishte nënshkruar ditë më parë që u ndërmjetësua nga Rusia.

Luftimet e reja mes të dyja palëve kishin filluar në fund të muajit shtator për rajonin e diskutueshëm Nagorni-Karabaku – një zonë brenda territorit të Azerbajxhanit por e banuar me shumicë armene.

Mirëpo, pas marrëveshjes së nënshkruar mes të dyja vendeve në Armeni shpërthyen trazira.

Ngjarja paraprake

​Shqipëri – Bjellorusi, ndeshja vendimtare zhvillohet të mërkurën

Ngjarja e ardhëshme

Nga lufta kundër terrorizmit tek negociatat/ Kancelari austriak zbulon bisedën me Ramën

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian