Azerbajxhani çliron edhe 6 fshatra nga okupimi armen

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev njoftoi se ushtria azerbajxhanase ka çliruar edhe 6 fshatra nga okupimi i Armenisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ushtria heroike e Azerbajxhanit ka çliruar fshatin Arış të qytetit Fuzuli, fshatin Doşulu të qyteti Cebrail, fshatrat Edişe, Düdükçü, Edilli, Çiraguz të qytetit Hocavend nga okupimi. Rroftë ushtria azerbajxhanase. Karabaku është Azerbajxhan”, shkroi ai në rrjetin social Twitter.

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike janë tensionuar që nga viti 1991 kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut, një territor i njohur ndërkombëtarisht i Azerbajxhanit.

Përleshjet e reja shpërthyen më 27 shtator dhe që nga ajo kohë Armenia ka vazhduar sulmet ndaj civilëve dhe forcave azerbajxhanase.

Ndërkaq, një armëpushim humanitar ishte shpallur më 10 tetor për shkëmbimin e të burgosurve dhe tërheqjen e trupave të të vdekurve në Malësinë e Karabakut, pas bisedimeve të Armenisë dhe Azerbajxhanit në Moskë.

Ushtria armene, pa kaluar as 24 orë nga armëpushimi sulmoi qytetin Ganja të Azerbajxhanit duke shkaktuar vdekjen e 10 personave dhe plagosjen e 35 të tjerëve.



. .

Ngjarja paraprake

Panairi i Librit do të zhvillohet online, shkak Covidi

Ngjarja e ardhëshme

Snapchat ndër aplikacionet e para që përdor skanerin LiDAR të iPhone 12 Pro

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian