Azerbajxhani çliroi qendrën e qytetit Qubadli nga okupimi armen

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, njoftoi se ushtria e vendit ka çliruar qytetin Qubadli dhe disa fshatra nga okupimi armen, transmeton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Aliyev në Twitter tha se Ushtria e Azerbajxhanit ka çliruar qendrën e qytetit Qubadli dhe disa fshatra në Zengilan dhe Jabrayil.

“Rroftë Ushtria e Azerbajxhanit! Karabaku është Azerbajxhan!”, shtoi ai.

Konflikti në Malësinë e Karabakut

Që kur shpërthyen përplasjet e reja midis dy vendeve më 27 Shtator, Armenia ka vazhduar sulmet e saj ndaj civilëve dhe forcave azerbajxhanase.

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991 kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut, territor i njohur ndërkombëtarisht i Azerbajxhanit.

Rreth 20 për qind e territorit të Azerbajxhanit ka mbetur nën pushtim të paligjshëm të Armenisë për rreth tre dekada.

Grupi i Minskut i OSBE-së, i bashkëkryesuar nga Franca, Rusia dhe SHBA, u formua në vitin 1992 për të gjetur një zgjidhje paqësore të konfliktit, por deri më tani nuk ka treguar rezultat. Megjithatë, një armëpushim u dakordua në vitin 1994.

Disa rezoluta të OKB-së dhe shumë organizata ndërkombëtare kërkojnë tërheqjen e forcave pushtuese nga tokat e Azerbajxhanit.

Fuqitë botërore duke përfshirë Rusinë, Francën dhe SHBA-të, kanë bërë thirrje për një armëpushim të ri. Ndërkohë, Turqia ka mbështetur të drejtën e Azerbajxhanit për vetëmbrojtje duke kërkuar tërheqjen e forcave pushtuese të Armenisë.



. .

Ngjarja paraprake

Dy vdekje brenda javës nga Covid-19, në Lipjan

Ngjarja e ardhëshme

‘Bombë’ nga Italia: Icardi kthehet në Serie A

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian