Azem Vllasi vlerëson lart Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin

Azem Vllasi, ish-politikani ndër ata që i rezistoi shovinizmit serb për ta ruajtur Kosovën nga ripushtimi i Sllobodan Millosheviqit. Vllasi atëherë ishte kryetar i Komitetit Krahinor të Kosovës. Zoti Vllasi nga ato përplasje politike më në fund u arrestua dhe u burgos për shkak se nuk iu nënshtrua politikës serbomadhe që të aneksohet Autonomia e Kosovës nga kasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviqi.

Zoti Azem Vllasi vlerëson lart zonjën Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin si figura që do t’i sjellin vendit ndryshime pozitive dhe të qëndrueshme…

Ai politikën shumë vjeçare të Kosovës e sheh me një skepticizëm, për të cilën me një deklaratë shprehet dhe thotë se qytetarët ndihen të lodhur nga zgjedhjet, të cilat nuk po prodhojnë stabilitet qeverisës.

Zoti Azem Vllasi këto zgjedhje i parasheh si kalimtare të krizave me politikanët e rinj siç janë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.

Politikën aktuale të këtyre dy politikanëve, Vllasi e sheh si zgjidhje të ngërçit politik që nga lufta e këndej.

Ai shton për Vjosa Osmanin, citojmë “ Vjosa Osmani është duke i bërë vetes vend të mirë në skenën politike. Së pari për shtetin dhe popullin, e pastaj për vete. Ky duhet të jetë parim për njerëzit në pushtet”.

Ngjarja paraprake

Një çift i moshuar bllokohet nga uji në Fushë Kosovë, intervenojnë zjarrfikësit

Ngjarja e ardhëshme

GSW përballë LA Clippers, 76’ers ndaj Nuggets – Këto janë të gjitha përballjet e radhës në NBA

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian