Azdren Llullaku në super formë, shënon në Rumani

Azdren Llullaku po kalon një formë shumë të mirë, teksa ditën e sotme ka gjetur rrugën e rrjetës në fitoren e skuadrës së tij.

Ish-sulmuesi i Kombëtares, ka shënuar golin e tretë në fitoren e Konkordias në ligën e dytë në Rumani.

Skuadra e shqiptarit fitoi 3:1 ndaj Aerostarit, teksa Llullaku shënoi golin e tretë në minutën e 63’, duke vulosur rezultatin në 3:1, i cili nuk ndryshoi deri në fund.

Ky është goli i dytë sezonal për Lullakun. Kujtojmë se në merkaton e janarit 33-vjeçari ishte shumë afër kalimit te Vllaznia, por në fund marrëveshja nuk u arrit.

Ngjarja paraprake

Gorani: Ose do ta pranojmë Asociacionin ose do të flitet për shkëmbim territoresh

Ngjarja e ardhëshme

Meliza Haradinaj uron 73 vjetorin e Pavarësisë së Izraelit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian