Avokati serb flakareshë Serbisë, ish komandantëve të UÇK-së, opozitës së sotme në Kosovë dhe Edi Ramë tradhtarit

-Ik Edi Rama sa më pare, kah këmbët sytë, sepse Shqipëria, Kosova dhe mbarë shqiptarët ta panë vetëm sherrin dhe nuk ta panë kurrë hajrin.

-Radoje Stefanoviq-avokati serb nga Beogradi, tregon per krimet serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë, që pas luftëtave ballkanike deri në vitin 1999, shkruan “Bota Sot” në WEB faqen e saj të datës 22 shtator 2o22, bazuar në tekstin auditorial të këtij avokati serb të botuar në “Danas”.

Ky avokat serb shpreh erupsionin vullkanik të shpirtit të rij intelektual racional dhe argumentues, ndaj mashtrimeve që Serbia po ia bën popullit serb.

Avokati Radoje Srefanoviq shkruan se temat që këto ditë e preokupojnë opinionin në Serbi janë Kosova dhe NATO.

Ky avokat serb thotë se do të kuptohemi më mirë po qe se kthehemi pas dhe kërkojmë përgjigje për Kosovën dhe NATO-n në pyetjet që vijojnë.

-“Pse po mbulohet libri i Dimitrije tucoviqit “ Serbia dhe Shqipëria”, ku pasqyrohet trajtimi i autoriteteve ushtarake e civile serbe ndaj shqiptarëve pas luftërave ballkanike 1912/13?

-Pse nuk janë të disponueshme për publikun informcionet për pozitën e shqiptarëve në Mbretërinë e Jugosllavisë dhe për kolonizimin e atëhhershëm të Josovës me vendosjen e serbëve dhe të malazezëve ?

-Pse në Jugosllavi pas Luftës së Dytë Botërore, Kosova kishte statusin e Krahinës Autonome me pushtet legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor, dhe sipas Kushtetutës 1974, ishte element konstitutiv në Federtën Jugosllave të njohur ndërkombëtariht?

-Pse në vitin 1990 në bazë të Kushtetutës së Serbisë Kosova u reduktua në njësi vetëeverisëse lokale pa kompetenca legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore?

-Pse që nga viri 1989 shumica e shqiptarëve në Kosovë pushhuan së punuri në organet shtetëore dhe ndërmarrjet publike, pse familjet e tyre dhe msuesit shqiptarë u ndanë nga nxënësit dhe mësuesit serbë dhe u caktuan në klasë të veçanta pas dite dhe në mbnrëmje, kurse shqiptarët u detyruan që mbrojtjen shëndetësorë ta relizojnë nga mjekët privatë shqiptrë?

-Pse rzistenca paqesore shqiptare ndaj repsesionit dhe aparthejdit të autoriteteve serbe nga 1989- 1995, u shndërrua në vetëmbrojtje të armatosur e më pas u formua UÇK-ja?

-Pse nga viti 1995-1997 SHBA dhe vendet e Evropës Perëndimoe UÇK-në e konsideronin organizatë terroriste , kurse në vitin 1998 UÇK-në e njohën si formacion çlirimtar i popullit shumicë në Kosovë?

-Pse autoritetet e RFJ-së i refuzuan propozimet për qetësimin e tensioneve dhe të konfliktit në Kosovë, që ushtrisë e policisë së

Jugosllavisë t’u bashkohen forcave ndërkombëtare, gjë që çoi në dështimin e negociatave në Rambuje dhe urdhrin për bombardimet e Serbisë e Malit të Zi dhe, e gjer te Marrëveshja e Kumanovës?

-Pse më shumë se 800 mijë shqiptarëve që u deportuan në Shqipëri e Maqedoni, u morrën dokumentet personale me të dhëna për vendbanimin e tyre në Kosovë dhe u shkatërruan ?

-Pse mediat serbe shkruajnë për krimet e kryera kundër serbëve në Kosovë, ndërsa krimet e shumta ndaj shqiptarëve mbulohen, dhe injorohet fakti se shumica e kriminelëve serbë ndaj shqiptarëve jetojnë rë pandëshkuar në Serbi?

-Pse publikut në Serbi mohohen informacionet për mbrojtjen reciproke të të serbëve dhe shiptarëve individualë?

-Pse autoritetet serbe gjatë 23 viteve nuk e vërtetuan kush i vrau brutalisht tre vllezërit Bytyqi që mbaheshin të burgosur në Serbi?

-Pse kufomat e qindra shqiptarëve civilë, femije gra e pleq, u transportuan fshehurazi nga Kosova në Serbi, dhe pse nuk u përcaktua përgjegjësia e atyre që urdhëruan të kryhen këto opercione speciale?

-Pse serbët e Kosovës në vend që ta inkurajojnë bashkëjetesën më shqiptarët dhe integrimin me bashkësinë shumëkombëshe në Kosovë, serbët e Kosovës fokusohen në izolim, mosbesim dhe konflikt me popullatën shgumicë në Kosovë?

-Pse avokatët e kthimit të Kosovës në Republikën e Serbisë nuk paraqesin pilkëpamje të rëndësishme se si do të organizohej një shtet i tillë, si do ta kapërcenin autoritetet serbë rezistencën e popullatës shumicë shqiptare, e cila pas pas shumë dekada të aparthejdit 1989-1997 dhe krimeve mizore 1998-1999, refuzon të pranojë rinënshtrimin nga Serbia, të cilën atanuk e konsiderojnë shtet të tyre?

-Pse pas Rezolutës së Inforbyrosë 1948 Jugosllavia lidhi pakt tri [alësh me Greqinë dhe Turqinë dhe u bashkua me sistemon e mbrojtjes së NATO-s?

-Pse në fund të shekullit të 20-të NATO sulmoi Republika Serpska, Serbinë dhe Malin e Zi, e jo shtetet tjera nga ish Jugosllavia, ose ndonjë shtet tjetër evropian?

-Pse NATO mori vendimin për bombardime në vitin 1998 dhe filloi në vitin 1999, dhe jo gjatë 50 viteve të ekzistencës së Jugosllavisë?

-Pse 19 vende të NATO-s ranë dakord për sulmet ajrore në mars të vitit 1999?

-Pse u ndërprenë bombardimet në qershor 1999 dhe jo më heret apo më vonë?

-Pse pas Marrëveshjes së Kumanovës për tërheqjen e ushtrisë dhe të policisë jugosllave nga Kosova në qershor 1999, autoritetet e RF të Jugosllavisë vepruan në kundërshtim me rezultatet e referendumit të shkurtit 1999, se qytetarët janë deklaruar gati 100 për qind kundër hyrjes së formacioneve të huaja ushtarake në Kosovë?

-Pse Serbia ndryshe nga disponimi i qytetarëve , arrin bashkëpunim të ngushte me NATO-n viteve të fundit?

-Pse heshtet se kusht për anëtarësim në NATO është kërkesa e vendit që dëshirton të anëtarësohet, e jo ftesa e NATO-s?”, pyrt në fund avokati nga Beogradi Radoje Stefanoviq.

Kur të gjitha këto pyetje ia adreson Serbisë kriminale dhe popullit kriminel serb një intelektual serb, aqë më tëpër edhe një avokat serb i cili I njeh në themel të drejtat dhe liritë e njeriut dhe raportet Serbi- Kosovë dhe armiqësinë historike të Serbisë ndaj shqiptarëve, kjo është një shuplakë e dytë e fuqishme ndaj Serbisë, pas asaj që ia dha ish polici serb Vlladimir Markoviq, që deklsoi se, “ nuk mund të duroja të shkoja në varr, e bashkë me mua të varroset e vërteta për krimet e kryera serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë që i pashë me sytë e mi”.

Kjo aqë më tepër sepse edhe sot Serbia kriminale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq në vazhdimësi deklarojnë se nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës, duke shprehur aspirata çmenduria se Kosova është Serbi.

Këto pyetje të avokatit serb Radoje Stefanoviq, duhet t’i lexojnë me vëmendje dhe t’i kuptojë edhe ish komandantët e UÇK-së në Kosovë, , të cilët i ka kapluar sindromi i tradhtisë dhe i pasurimit milionësh të pasluftës, të cilët duke vrapuar pas pasurisë ia dhanë shkelmin luftës dhe lavdisë.

Këto pyetje të avokatit serb Radoje Stefanoviq, duhet t’i lexojë dhe t’i kuptojë sidomos opozita e sotme në Kosovë PDK, LDK dhe AAK, e cila në vend që të reformohet dhe të distancohet nga e kaluara 22 vjeçare që e katandisi Kosovën me tradhti, vëllavrasje për pushtet, hajni, korrupsion dhe pasurim të jashtëligjshëm, ajo po përpiqët me çdo kusht ta mbulojë të kaluarën e zezë të saj në keqqeverisjet e derisotme.

Opozita e sotme në Kosovë po e mashtron veten dhe popullin se nëpërmjet kritikave boshe, nëpërmjet protestave të veteranëve të rrejshëm dhe nëpërmjet të grevës së mësimdhënësve dhe të sektorit publik do të mund ta rrëzojë Albin Kurtin dhe Qeverinbë e tij, e cila gjër më sot nuk ka vjedhur as edhe një qindarkë nga populli dhe angazhohet maksimalisht për të ardhmen e lumtur të Kosovës.

PDK, LDK dhe AAK po e mashtronë veten se po ringjallen, dhe po mundohen t’i mashtrojnë edhe

votuesit. PDK, LDK dhe AAK, nuk mund të ringjallen dhe të reformohen pa u distancuar nga Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj.

Kush e kritikon dhe sulmon Albin Kurtit ia pret vetes degën nën këmbë.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij karshi veteranëve të rrejshëm ka paralajmëruar spastrimin e listave të fryera, gjë që do të mundësojë që veteranët e vërtetë të marrin paga meritore.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij karshi grevistëve të arsimit dhe të sektorit publik miratoi paketën sociale, duke paralajmëruar në të ardhmen e shpejtë edhe paga më të larta edhe për mësimdhënësit, të cilët i kanë refuzuar të gjitha ofertat e Qeverisë së Albin Kurtit, sepse janë vënë në shërbim të opozitës së sotme në Kosovë kundër Qeverisë.

Këto pyetje të avokatit serb Radoje Stefanoviq duhet t’i lexojë me vemendje dhe t’i kuptojë edhe Edi Rama-Kryeministri tradhtar, hipokrit dhe autokrat i Shqipërisë, i cili, poi a rikujtoj se në fjalimin e tij në OKB, deklaroi e, “ Unë dhe Albin Kurti jemi absolutikiht në një mendje që Serbia jo vetëm duhet ta njeh Kosovën, por edhe duhet t’i kërkojë falje. Por kjo sipas hipokritit Edi Rama njohja dhe kërkim falja, janë fundi i një procesi. Nuk fillon procesi me njohje dhe me kërkimin e faljes”.

Këto janë manipulimet përplot me hipokrizi që i bëri Edi Rama edhe para opinionit botëror, duke u shitur si shpëtimtari i Ballkanit.

Sipas logjikës pro serbe të Edi Ramës, të këtij kryeminitri tradhtar i çështje shqiptare, njëherë na duheshka ta mbrojmë Serbinë të mos i caktojë sanksione Rusisë kriminale, se ndryshe Serbia do ta sulmuaka Kosovën dhe do ta rrezikuaka paqen në Ballkan.

Sipas kokës bosh dhe shpirtit anti kombëtar shqiptar të Edi Ramë tradhtarit, paraprakisht duheshka ta realizojmë “Ballkani i Hapur”, duke i mundësuar Serbisë kriminale dalje në Detin Adriatik dhe bërje pronare të portit të Durrësit. Paraprakisht duheshka ta bëjmë Serbinë kriminale perandori të Ballkanit, e më pastaj sipas Edi Ramës Serbia do të mëshiroheshka dhe do ta njihka Kosovën dhe do të kërkueka falje për krimet e kryera në Kosovë!

O Edi Ramë tradhtari kuptoje njëherë e mire se problemet zgjidhen nga koka e jo nga bishti, se bishti të shpëton nga dora.

O Edi Ramë Ramë tradhtari, e para, ti si Kryeministër io Sjqipërisë po të numrohen ditët dhe të ka ardhur fundi. E dyta, jeta yte e imkriminuar do të çojë në birucë prapa grilave si Hadhim Thaçin, mikun tend të ngushtë me të cilin e përgatitët copëtimin e Kosovës. E treta, mos ta rren mendja se ti një piktor i dështuar dhe një kryeministër i zgjëdhur me manipulime dhe me ndihmën e oligarkëve të drogës, mund t’i mashtrosh SHBA-të me gjepurat e t’ua, sepse ta kanë përgatitur një dosje goxha të trashë. E katërta, e gjora Vlora Çitaku, tradhtarja Kosovës, do të raskapitet nga lodhja duke u kujdesur hem për Hashim Thaçin me të cilin e përgatitën ndarrjen e pasuksesshme të Kosovës, hem për ty zotrote se të ka mik shtëpie.

Vlorta Çitaku ta kishte pëlqyer së tëpërmi fjalimin që ditë më pare e mbajte në OKB, sa që mori hyxhim t’i kritikojë Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin, pse nuk e përfillën fare dhe pse nuk thanë asnjë fjalë për fjalimin tënd përplot hipokrizi.

Ik Edi Rama sa më pare, kah këmbët sytë, sepse Shqipëria, Kosova dhe mbarë shqiptarët ta pane vetëm sherrin dhe nuk ta panë kurrë hajrin.

Story i mëparshëm

Nga Roma te Barcelona, fati i sezonit zikaltër luhet pa ‘regjisorin’ dhe bomberin e ekipit

Story i radhës

Horoskopi nga Paolo Fox, e shtunë 1 tetor 2022

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish