avokati ndeshkueshmeria per nje subjekt politik mund te arrije deri ne 678944527d0da

Avokati: Ndëshkueshmëria për një subjekt politik mund të arrijë deri në…

January 16, 2025
min lexim

Avokati, Ardian Bajraktari ka komentuar shqiptimin e gjobave që të ënjten u janë dhënë subjekteve politike, pasi që gjatë fushatës kanë përdorur gjuhën e ashpërsuar.

Bajraktari thotë se këto gjoba që u shqiptua  nga ana e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa janë në linjë me detyrat dhe përgjegjësit që ka ky mekanizëm.

“Në këtë drejtim natyrisht që shqiptimi i gjobave të sotme që u publikua nga ana e panelit zgjedhor për ankesa dhe parashtresa janë në linjë me detyrat dhe përgjegjësit ligjore që ka ky mekanizëm i rëndësishëm në këtë proces dhe të shpresojmë që subjektet politike me theks të veçantë ato të cilat janë shqiptuar me gjoba por edhe të tjerat të marrin mësim nga veprimet e tjera dhe të ndalohen me theks të veçantë sa i përket përdorimit të gjuhës së dhunës, dhunës e cila nxit urrejtje e cila një gjë e tillë është e ndaluar me dispozitat e ligjit”, deklaroi ai në emisionin “Ditari”.

Sipas avokatit, ndëshkueshmëria për një subjekt politik mund të shkojë deri në 50 mijë euro gjobë.

“Subjektet politike duhet të angazhohen maksimalisht por edhe anëtarët dhe mbështetësit e tyre të sigurohen që të rezervohen nga përdorimi i gjuhës së tillë, sa i përket gjobës së shqiptuar ndaj LDK-së ndëshkueshmëria për një subjekt politik mund të shkojë deri në 50 mijë euro”, tha avokati.

Madje, ai tha se partitë politike kanë të drejtën e ankesës, ku mund të ankohen në Gjykatën Supreme.

“Partitë politike kanë të drejtë të ankesës, ky vendim është i natyrës administrative natyrisht që subjektet  e pakënaqura ndaj vendimeve të tilla mund të ankohen në Gjykatën Supreme dhe pastaj në varësi të epilogut të Gjykatës Supreme janë të detyruar të paguajnë gjobën ose varësisht prej asaj si vendos Gjykata Supreme”, shtoi ai ndër të tjera.

Ndryshe, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka marrë vendim që Lidhjes Demokratike të Kosovës t’i shqiptojë dënim në shumë prej 20 mijë eurove, kurse Lëvizja Vetëvendosje është dënuar me 3 mijë euro si dhe për AAK, PZAP ka marrë vendim për të dënuar me 12 mijë euro gjobë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

shtohen rastet me grip ne elbasan mjeku ne 24 ore kemi 200 vizita ne dite 67893af4ba60b
Story i mëparshëm

Shtohen rastet me grip në Elbasan, mjeku: Në 24 orë kemi 200 vizita në ditë

murtezani ne poloni realizon takim me kryetaren e komisionit per be agnjeshka pomaska 678947602e736
Story i radhës

Murtezani në Poloni realizon takim me Kryetaren e Komisionit për BE, Agnjeshka Pomaska

Të fundit nga

Sot varroset gazetari Faton Osmani

Gazetari Faton Osmani, i cili ndërroi jetë të martën në moshën 49 vjeçare, do të varroset sot. Në njoftimin mortor nga familja e gazetarit bëhet e ditur se Osmani do të varroset
ShkoLartë