Avokati Jordan Daci tregon ‘gurin’ e fundit që kanë në dorë naftëtarët

Avokati Jordan Daci tha për Euronews Albania se shoqëria ARMO është pothuajse e falimentuar, sepse ka shumë borxhe të cilat nuk mund të justifikohen me të ardhurat që mund të gjenerojë kompania apo shitja e aseteve.

Sipas tij punonjësve u ka mbetur vetëm një gjë për të bërë; të vazhdojnë me procesin e ekzekutimit të detyrueshëm, qoftë duke shitur asetet e ARMO për të marrë pagat e tyre të prapambetura.

“Meqë ata kanë një titull ekzekutiv të vlefshëm kundër kësaj shoqërie duhet të vazhdojnë me procesin e ekzekutimit të detyrueshëm, qoftë duke shitur përmbaruesi asetet e ARMO për të marrë pagat e tyre.

Ligji aktual nuk e lejon falimentimin e kësaj kompanie pa pasur një ndryshim legjislacioni, nga ana tjetër de fakti është e falimentuar. I vetmi veprim është vazhdimi i ekzekutimit të detyrueshëm që do të çojë në shitjen e disa aseteve për pagat e punonjësve.

Puna e tyre në këtë kompani ka përfunduar, ata nuk duhet të vazhdojnë të punojnë më me këtë kompani se çdo punë që do të bëjnë do të mbetet e pa paguar”, tha avokati.

Ngjarja paraprake

Trashëgimtari më i vogël i ‘Top Channel’ feston 1-vjetorin, publikohen pamjet nga festa magjike

Ngjarja e ardhëshme

6 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës janë në gjendje të rëndë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian