Avokati i Popullit: Në shkollë ose nga shtëpia, arsimi patjetër të mundësohet për çdo fëmijë

Shkup, 30 shtator 2020 (MIA) – Arsimi duhet të jetë i kapshëm për çdo fëmijë në shkollë ose në shtëpi. Duke pasur parasysh faktin se ky vit shkollor mësimi për herë të parë do të zhvillohet në mënyrë të re – me prani fizike, ndërsa për shumicën e nxënësve përmes mësimit në distancë, avokati i Popullit udhëzon të gjithë aktorët, secili nga aspekti i tij, të marrin masat e nevojshme për mbarëvajtjen e papengesë të procesit arsimor.

Mënyra e re e zbatimit së procesit arsimor, gjithashtu thekson avokati i Popullit, kërkon ndihmë dhe mbështetje nga familjet për të kapërcyer çdo problem që mund të pengonte monitorimin e rregullt të procesit arsimor.

“Nga ana tjetër, autoritetet, pa përjashtim, duhet të marrin parasysh nëse përshtatjet e bëra në shkollë janë të përshtatshme dhe ofrojnë mbrojtje të fëmijëve nga aspekti i sigurisë dhe shëndetit. Avokati i Popullit apelon, nëse ka nevojë për masa shtesë (burime) dhe rregullime në mënyrë që institucionet arsimore të funksionojnë në kushte të tilla për të informuar rregullisht dhe me kohë themeluesit, dhe vetëqeverisjet lokale, së bashku me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale, politika për të siguruar mbështetje maksimale, sepse për arsimin e sigurt, të pandërprerë dhe cilësor të fëmijëve nuk duhet kursyer”, thuhet në kumtesën e avokatit të Popullit.

Avokati i Popullit, gjithashtu, rikujton që të mos neglizhohet fakti që gjendja e koronavirusit akoma nuk është kapërcyer. Ajo na detyron të vëzhgojmë me vigjilencë zbatimin e masave dhe protokolleve, veçanërisht për mbrojtjen e grupeve më të prekshme – fëmijët me aftësi të kufizuara dhe ata me probleme shëndetësore.

“Përcjella e mësimit në shkollë në lidhje me respektimin e masave epidemiologjike do të kërkojë pa dyshim durim nga të gjithë, për shkak të së cilës avokati i Popullit u bën thirrje prindërve të ndjekin udhëzimet e shkollës dhe të respektojnë masat dhe protokollet nga të gjithë dhe të zgjidhin çdo problem në bashkëpunim me mësuesit, pra me shkollën dhe subjektet e tjera përgjegjëse për procesin arsimor”, thuhet në kumtesë.

Avokati i Popullit u dëshiron të gjithë nxënësve, prindërve dhe mësuesve, vit shkollor të suksesshëm, veçanërisht nxënësve të klasave të para që do të kapërcejnë pragun e shkollës për herë të parë, duke u bërë apel familjeve, mësuesve dhe të gjithë të tjerëve që të ndihmojnë në fillimin e vitit shkollor me disponim të mirë, me ndjenjë sigurie dhe siguroi mbështetje për të adresuar sfida të reja duke kujtuar që institucioni i Ombudsmanit është gjithmonë në dispozicion për të mbrojtur të drejtat e tyre. bs/fab

Ngjarja paraprake

Aktakuzë kundër 15 personave për falsifikim dokumentesh dhe krime financiare

Ngjarja e ardhëshme

Fillojnë aktivitetet e Turqisë për presidencën në SEECP

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian