Avioni i parë nga Londra niset drejt aeroportit të Kukësit, mes pasagjerëve edhe Rama

Avioni i parë me pasagjerë u nis nga aeroporti ‘Nënë Tereza’ drejt aeroportit të Kukësit rreth orës 15:00 të së dielës.

I nisur nga Londra, avioni i ‘Air Albania’ ka bërë një ndalesë në Rinas, ku është bashkuar në bord edhe kryeministri Edi Rama për t’u ulur në pistën e aeroportit ‘Zayed’ të Kukësit.

“Nga Aeroporti ‘Nënë Tereza’ drejt Kukësit në Aeroportin Ndërkombëtar të ‘Zayed Flatrat e Veriut’, me pasagjerët VIP, çunat çamarrokë të Facebook nga Londra”, shkroi kryeministri në Facebook pak para nisjes.

Sipas autoriteteve, pista prej 2200 metrash ka përfunduar ndërsa në zonën e parkimit është projektuar të qëndrojnë 3 avionë njëkohësisht.

Aeroporti ndërkombëtar i Kukësit është aeroporti i dytë civil në Shqipëri pas atij të Rinasit.

Në një intervistë për Euronews Albania pak ditë më parë, Altin Progonati, drejtor i Aeroportit të Kukësit tha se punimet në këtë aeroport janë drejt përfundimit, teksa pritet që ai të jetë tërësisht funksional dhe i hapur për të gjitha linjat ndërkombëtare deri në datën 20 maj, kur edhe do të jetë certifikuar në bazë të të gjitha proceduarve ndërkombëtare.

Z. Progonati theksoi se aeroporti i Kukësit është konceptuar si ‘low cost’ dhe do të operojë me çmime më të ulëta se të gjitha aeroportet e rajonit.

Ngjarja paraprake

Ambasadori rus në Britani: Navalny nuk do të lejohet të vdesë në burg

Ngjarja e ardhëshme

Kylie Jenner ‘ngrit’ temperaturat me pozat në bikini

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian