Avionët izraelitë vazhdojnë me bombardimet në Gazën e bllokuar

Avionët ushtarakë izraelitë po vazhdojnë të bombardojnë lokacione të ndryshme në Rripin e Gazës së bllokuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e forcave izraelite në Rripin e Gazës është rritur në 28, përfshirë dhjetë fëmijë dhe një grua.

Të dhënat e ministrisë palestineze tregojnë se një nga fëmijët e vrarë ishte një 10-vjeçare, ndërsa nëntë të tjerët ishin djem të moshave të ndryshme.

Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze njoftoi se në Kudsin Lindor të paktën 915 palestinezë janë plagosur nga 7 deri më 10 maj.

Avionët luftarakë izraelitë filluan bombardimet mbrëmë vonë në zona të ndryshme të Rripit të Gazës në kuadër të operacionit të emëruar ‘Operacioni i Ruajtjes së Murit’.

Ushtria izraelite njoftoi se që nga fillimi i inkursionit të saj në Rripin e Gazës ka shënjestruar 130 pozicione dhe ka vrarë 15 aktivistë të grupit palestinez të rezistencës ‘Hamas’.

Që nga java e kaluar, tensionet kanë qenë të lartë në lagjen Sheikh Jarrah të Kudsit Lindor kur kolonët izraelitë u futën në zonë pasi një gjykatë izraelite urdhëroi dëbimin e familjeve palestineze.

Palestinezët që protestojnë në solidaritet me banorët e lagjes Sheikh Jarrah janë vënë në shënjestër të forcave izraelite.

Ministria palestineze e Shëndetësisë ka njoftuar se të paktën 26 palestinezë janë martirizuar dhe shumë të tjerë janë plagosur në sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor gjatë luftës arabo-izraelite në vitin 1967 dhe aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980, një veprim që kurrë nuk është njohur nga komuniteti ndërkombëtar.



. .

Ngjarja paraprake

Frutat Që Duhet Të Hani Çdo Ditë Për Të Mos Shtuar Në Peshë

Ngjarja e ardhëshme

Gaza mban funeralet e të vrarëve, vijon zjarri ajror i Izraelit si dhe raketat e Hamas

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian