Avionët F-35 të forcave amerikane stërvitje në qiellin e Izraelit

Komanda Qendrore e Forcave të SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se avionët amerikanë F-35 kanë kryer stërvitje të përbashkëta me avionët izraelitë F-35 në hapësirën ajrore të Izraelit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim Forca Ajrore e CENTCOM (AFCENT), dy vendet kanë përfunduar stërvitjen “Enduring Lightening III”, e cila u organizua nga forcat ajrore për herë të tretë këtë vit dhe në të cilën rolin kryesor luajtën avionët F-35.

Në deklaratë po ashtu njoftohet se edhe avionët cisternë dhe radarë, si dhe avionët F-16, morën pjesë në stërvitje në rolin e avionëve armiq.

Gjatë stërvitjes, F-35 kanë kryer prova mbi misionet e tyre kundër sulmeve ajrore, ndërsa është testuar aftësia e avionëve për të arritur zonën e synuar gjatë përballjes me armiq në tokë dhe në ajër.

Ndryshe, në inventarin e Izraelit gjenden 16 avionë F-35.



. .

Ngjarja paraprake

“Procesi më i bukur në botë”, Olta i jep gji djalit!

Ngjarja e ardhëshme

Rekord rastesh të reja me COVID, 445 në 24 orët e fundit dhe 9 viktima

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian