Aventura e Pochettinos do të nisë menjëherë me telashe

Pasi ka drejtuar vetëm 4 seanca stërvitore, Maurizio Pochettino do të debutojë mbrëmjen e sotme zyrtarisht në pankinën e Paris Saint Germain, pikërisht në transfertën ndaj Saint Ettiene, sfidë e vlefshme për javën e 18 të kampionatit francez.

Argjentinasi mori vendin e Thomas Tuchel, i shkarkuar në fund të vitit të kaluar dhe përtej titullit kampion, synimin e vërtetë do të ketë suksesin në Ligën e Kampionëve, aty ku kryeqytetasit francezë shkuan deri në finale sezonin e kaluar.

Aventura e Pochettinos do të nisë menjëherë me telashe, pasi për transfertën e sotme nuk do të ketë në dispozicion një numër shumë të madh titullarësh si Bernat, Icardi, Neymar, Florenzi, Rafinha, Paredes, etj., por kjo nuk e zbeh aspak dëshirën për ta nisur me fitore.

Një tjetër sfidë interesante e kampionatit francez është edhe ajo mes Marseille dhe Montpellier në stadiumin “Velodrome”, ku vendasit e drejtuar nga Villas-Boas, do të kërkojnë suksesin e radhës për të mos humbur kontaktet me zonën e kreut.

Nuk do të mungojë në ekranin e Supersport as përballja mes Athletic Bilbaos dhe Barcelonës, sfidë e vlefshme për javën e dytë të kampionatit spanjoll, por që po rikuperohet vetëm sot, pasi katalanët e nisën më vonë se skuadrat e tjera sezonin.

Ekipi i drejtuar nga Ronald Koeman vjen pas një fitoreje minimale 0-1 në transfertën ndaj Huescas dhe sot do të kërkojë suksesin e radhës për t’u ngjitur në zonën Champions të renditjes dhe për të mbajtur gjallë shpresat për titullin kampion.

Ngjarja paraprake

Senegal, shpallet gjendje e jashtëzakonshme mes rritjes së rasteve me COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

Italia merr 100 mijë doza më pak se që pritej të vaksinës kundër COVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian