Avdiu : Alo ‘Shote Galica’!

“Fillimisht më shumë performoi si aktore sesa prokurore. Për shkak të njohjes së shkëlqyer të gjuhës maqedonase, krenohej me stil, duke ngritur kokën lart. Punës së parë që iu përvesh ishte rehabilitimi i kriminelit të Hagës që lau duart me gjakun e civilëve të pafajshëm shqiptarë të Lubotenit Lube Boshkovski, duke e nxjerrë atë hero. Pastaj vërshuan qindra-mijëra komentues shqiptarë (të zhytur në mjerimin e mentalitetit skajshmërisht të ulët), duke e shpallur ‘Shote Galica’ e Maqedonisë.

Tashmë, ajo kërkon dënimin e përjetshëm të atyre shqiptarëve të burgosur për rastin më kontravers ‘Monstra’, për të cilin ish-kryeministri Gruevski thoshte se nuk ka asnjë grimë gjurme e prove dhe për të cilin kryeministri i tanishëm Zaev thoshte se ka përgjime që e dëshmojnë se ata janë plotësisht të pafajshëm, por se nuk i publikon që të mos prishen marrëdhëniet ndëretnike. Tani nga pollën ato prova e dëshmi që e thonë të kundërtën?! Duhet të ketë fakte të qarta dhe për shkak të kompleksitetit të rastit të argumentohen. E gjithë kjo situatë thjesht ngrit dilemën: ‘Çka po zihet dhe përse u zgjodh një shqiptare për ta vulosur edhe një rast, për cilin ka bazë të fuqishme se është i montuar…?! Deri kur kështu…?! Shqiptarëve u ka ‘djeg tamli’ (rasti Sopoti etj.) dhe kanë të drejtë të kërkojnë ‘t’i fryhet kosit’ (të rishqyrtohet rasti nga hetues të jashtëm). Mu për këtë, kërkoj hetim ndërkombëtar” – përfundon Avni Avdiu në profilin e tij në facebook.

Ngjarja paraprake

Propozohen mbi 500 euro për ata që vet-izolohen në Angli

Ngjarja e ardhëshme

Roma për turp!

të fundit nga