Avdija e bën Kosovën Serbi, babai i tij ka luajtur për Elektrokosovën 

Zufer Avdija, ish basketbollist, me rrënjë nga Kosova! 

Gjeneratat e reja nuk kanë njohuri se kush është Zufer Avdija, por ai është goran dhe jo shqiptar! E para, Zuferi ka luajtur në klubin e basketbollit Elektrokosova nga Prishtina, në fund të viteve të 70-ta (1977-1979), para se të shtegtoi në klubin famëkeq Cërvena Zvezda nga Beogradi.

Sot djali i tij ka një karrierë të madhe si basketbollist dhe nuk ka më shumë se 19 vjet. Avdija është një basketbollist i Maccabit dhe është kampion i Izraelit për tre vjet me radhë, ndërsa sezonin e kaluar ai ishte gjithashtu MVP i ligës. Ai është kampion dy herë me ekipin kombëtar të Izraelit U-20.

Image

Basketbollisti 19-vjeçar nga Izraeli, Deni Avdija, ka ngjallur reagime, me deklaratën e tij pasi u zgjodh nga Washington Wizards për ta vazhduar karrierën në NBA.

Ai tha se Kosova është Serbi, jo me fajin e tij, por me fajin e babait Zufer, se ai kështu i ka thënë dhe kështu e ka edukuar. Është turp i madh për Zuferin ta edukoi në këtë formë djalin dhe ta cilësojnë Kosovën si Serbi, aty ku i ka marr hapat e parë dhe u bë lojtar! Kjo deklaratë e djalit të tij është turp dhe duhet t’i kërkojnë falje shtetit të Kosovës.

“Babai im është Zufer Avdija, ai u lind në Kosovë, Serbi. Ai ka qenë lojtar i reprezentacionit të Jugosllavisë dhe ka luajtur për shumë klube në Izrael, po ashtu”, ka thënë Avdija për Zuferin!

Ngjarja paraprake

Tetovë, arrestohet 47 vjeçari pasi Policia i gjeti pistoletë pa numër fabrike

Ngjarja e ardhëshme

Boki-13: Kam pasur presion nga vagabondët politikë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian