Autoritetet Kineze detyrojnë Apple të dëbojnë një aplikacion Kurani nga App Store

Apple ka hequr nga dyqani i aplikacioneve një prej aplikacioneve më të shkarkuara në Kinë të Kuranit pas një kërkese nga autoritetet.

Quran Majeed është i disponueshëm në mbarë botën në App Store dhe ka afro 150 mijë vlerësime. Përdoret nga miliona besimtarë muslimanë.

BBC raportoi se autoritetet Kineze kishin kërkuar largimin e aplikacionit sepse hostonte përmbajtjet religjioze ilegale.

Fshirja e aplikacionit u raportua për herë të parë nga Apple Censorship, një uebsajt që monitoron App Store globalisht.

Aplikacioni kishte 1 milionë përdorues në Kinë ndërsa Partia Komuniste e Kinës e njoh Islamin si fe zyrtare në vend.

Megjithatë autoritetet e vendit me popullsinë më të madhe në botë kanë një rekord shkeljes të të drejtave të njeriu e madje edhe genoncid ndaj grupeve etnike që i përkasin fesë Islame. /PCWorld Albanian

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Aktori i njohur nuk e ka takuar asnjëherë të bijën 3 vjeçare

Ngjarja e ardhëshme

ВИДЕО: Бугарски новинар не ги најде „осквернавените воени гробишта“ кај Кавадарци

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian