Autoritetet italiane në alarm: Cikloni po shndërrohet në uragan

Thellohet në 2 bilanci i viktimave nga katastrofa e shkaktuar nga moti i keq, që gjatë 3 ditëve të fundit ka gjunjëzuar qytetin e Katanias. Ekipet e emergjencës gjetën këtë të Enjte edhe trupin e një të moshuare që rezultonte e zhdukur prej të Martës, teksa ende nuk janë në kërkim të bashkëshortit të saj.

Këto pamje tronditëse që tregojnë se sa i ashpër po bëhet reagimi i natyrës me çrregullimet e ngrohjes globale të shkaktuara nga aktiviteti i njeriut, rrezikojnë të ripërsëriten brenda pak orësh.

Ekspertët italianë të meteorologjisë konstatojnë se ajo që nisi si ciklon në fillim të kësaj jave, po shndërrohet si rrallë herë për rajonin e Mesdheut në uragan siç duket edhe në këto pamje satelitore. Pasojat do t’i vuajë sërish Katania dhe e gjithë Siçilia, kryesisht zonat jugore dhe lindore të ishullit. Situata më e vështirë do të jetë në orët e vona të së Enjtes dhe gjatë të Premtes.

Autoritetet kanë pezulluar mësimin në shkolla për këto dy ditë, si dhe shumicën e aktiviteteve publike, ndërsa emergjencat civile janë vënë në gatishmëri maksimale. Vorbulla gjigante do të drejtohet më pas drejt Mesdheut Lindor.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Asgjësohen rreth 60 mijë shpezë në Kosovë, pas infektimit me gripin e shpezëve

Ngjarja e ardhëshme

Shkarkohet prokurori i Shkodrës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian