Autoritetet greke kthejnë mbrapa 20 punëtorë sezonalë, një prej tyre rezultoi pozitiv në testin e shpejtë për Covid-19

Rreth 20 persona, punëtorë sezonalë janë kthyer përgjatë kësaj të diele nga autoritet greke të shëndetësisë.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për “Balkanweb” se aktualisht janë  kthyer mbrapsht 10 punëtorë sezonalë, të cilët kishin lidhur kontrata pune në zonën e Selanikut në Greqi.

Shkak ka qenë identifikimi me koronavirus i njërit prej punëtorëve sezonalë, ndonëse ishte pajisur me analizë negative nga një laborator në Korçë.

Testi RAPID që rezultoi pozitiv bëri që të gjithë punëtorët të kthehen mbrapsht në drejtim të Korçës.

Një ditë më parë, 40 punëtorë sezonalë u kthyen mbrapsht po në Kakavijë, pasi njëri prej tyre rezultoi me Covid-19 po në testin rapid.

Ngjarja paraprake

Tjeter rekord negativ në Itali, 562 të vdekur dhe mbi 28 mijë raste të reja nga Covid-19

Ngjarja e ardhëshme

SHBA, mbi 170.000 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

të fundit nga