Autoritetet Amerikane vënë bursën më të madhe në botë të kriptomonedhave

Komisioni i Bursave dhe Letrave me Vlerë në Shtetet e Bashkuara(SEC) hapi një hetim ndaj Binance në lidhje me monedhën e saj dixhitale BNB e cila nuk ishte regjistruar në 2017-ën kur filloi të ofrohej për herë të parë raportoi Bloomberg.

Monedhat BNB përdoren për të paguar tarifat e transaksioneve në Binance që aktualisht është bursa më e madhe në botë e kriptomonedhave.

Kompania gjithashtu është nën hetim nga SEC për një rast tjetër ku bëhet fjalë për vepra penale siç është tregtimi i brendshëm dhe manipulimi i tregut në bashkëpunim me dy firma të tjera.

Përgjatë 5 viteve të fundit SEC filloi një luftë me ICO të cilat nuk regjistroheshin pranë agjencisë përpara se të bëheshin publike.

Binance përpunoi të paktën 2.35 miliardë dollarë në transaksione të paligjshme me trafikim droge, hakime dhe aktivitete kriminale sipas një hetimi të publikuar nga agjencia e lajmeve Reuters.

Artikulli detajon një numër hakimesh të profilit të lartë të Binance përfshirë një hakim të grupit Koreano-Verior Lazarus. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

263 fëmijë të vdekur nga sulmet ruse në Ukrainë

Story i radhës

Gazetari gjerman tallet me mediat e Vuçiçit për vizitën e Scholz në Serbi

Të fundit nga