autori e priti 15 minuta vrasja e biznesmenit bujar nasufi cfare filmuan kamerat e sigurise 678e48c8de65b

“Autori e priti 15 minuta”- Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi, çfarë filmuan kamerat e sigurisë

January 20, 2025
1 minut lexim

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi, mbrëmjen e 12 janarit, në zonën e  Pallatit me Shigjeta, shumë pranë banesës së tij në kryeqytet.

Sipas gazetarit Igli Çelmet, pas këqyrjes së shumë kamerave të sigurisë, ka rezultuar se autori është nisur nga një lagje e Kombinatit për në Selitë e vogël, aty ku edhe ekzekutoi 57-vjeçarin Bujar Nasufi. Nga hetimet ka rezultuar e ai e ka pritur mbi 15 minuta Bujar Nasufin, i fshehur në një rrugicë pranë banesës së 57-vjeçarit.

Policia dyshon se autori e njihte shumë mirë zonën, pasi në çdo lëvizje që ka bërë nuk ka përdorur rrugën kryesore, por vetëm rrugica alternative.

Edhe kur është larguar me motor, autori i dyshuar ka përdorur një rrugicë shumë pranë vendit ku kreu ekzekutimi dhe më pas ka dalë në kodër Sharrë, ku dogji motorin, shumë pranë zonës nga ku u nis, Kombinati. Grupi hetimor vijon ende me këqyrjen e kamerave të sigurisë.

Ndërkohë pak ditë më parë janë rimarrë në pyetje sërish familjarët e të ndjerit, ku janë pyetur lidhur me konfliktet e mundshme që mund të ketë pasur viktima. Policia po i heton të gjitha pistat, por pista kryesore vijon të jetë ajo e konflikteve për motive pronësie.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

mf eshte shlyer euroobligacioni i emetuar ne vitin 2018 ne vlere prej 500 milione eurove 678e43ddd7a27
Story i mëparshëm

MF: Është shlyer euroobligacioni i emetuar në vitin 2018, në vlerë prej 500 milionë eurove

qytetaret me mendime te ndryshme se kush do ti fitoj zgjedhjet e 9 shkurtit 678e522a09c91
Story i radhës

Qytetarët me mendime të ndryshme se kush do t’i fitoj zgjedhjet e 9 shkurtit

Të fundit nga

ShkoLartë