autonomi ne menaxhim ministrja manastirliu shkolla artistike onufri ne elbasan se shpejti merr statusin e vecante 674d811034011

Autonomi në menaxhim, ministrja Manastirliu: Shkolla artistike “Onufri” në Elbasan, së shpejti merr statusin e veçantë

December 2, 2024
1 minut lexim

Shkolla artistike “Onufri” në Elbasan së shpejti do të mbështetet edhe me statusin e veçantë.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ndau në rrjetet sociale pamje nga kjo shkollë, e cila ka hapur dyert këtë vit të ri shkollor si një qendër e vërtetë artistike, falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Statusi i veçantë mundëson një autonomi të menaxhimit të shkollës, por dhe një ngritje të nivelit të cilësisë së shkollës përmes përfshirjes.

Shkolla “Onufri” në Elbasan ka hapur dyert, si një qendër e vërtetë artistike, falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Mbi 340 nxënës zhvillojnë mësim në klasa të reja, laboratorë të rinj shkencorë, palestër të re dhe sallë koncertesh 🧒👱‍♀️🎙️🎼🎨

🤝 Së shpejti shkolla “Onufri” do të mbështetet edhe me statusin e veçantë, për të siguruar edhe më shumë investime në pajisje dhe burime njerëzore, për zhvillimin e talenteve🎙️🎼🎨.

🏫 Me #buxhetin2025 përfundojmë investimet në 4️⃣0️⃣ shkolla në të gjithë vendin”, shkruan ministrja.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

zogaj cdo dite po verehet mungesa e vizionit te rugoves per nje kosove te zhvilluar e demokratike 674d805c92110
Story i mëparshëm

Zogaj: Çdo ditë po vërehet mungesa e vizionit të Rugovës për një Kosovë të zhvilluar e demokratike

lajme te reja rreth gjendjes shendetesore te eduardo bove s 674d841c839dd
Story i radhës

​Lajme të reja rreth gjendjes shëndetësore të Eduardo Bove-s

Të fundit nga

Filloi testimi i 300 specializantëve për punësim

2 Shkup, 30 prill – Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari dhe drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski pasditen sotme u dëshiroi sukses dhe fat, specializantëve para fillimit të testimit të
ShkoLartë