Automjeti në Korçë del nga rruga, plagosen dy të rinj

Një aksident është regjistruar këtë të hënë në rrugën Korçë-Drithas.

Bëhet me dije se një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë dëmtuar dy të rinj

“Më datë 07.02.2022, rreth orës 17:20, jemi njoftuar se në rrugën Korçë-Drithas, Maliq, sapo kalon urën e këtij fshati, ka dalë nga rruga mjeti tip “Hyundai” dhe për pasojë janë dëmtuar shtetasit B. L., 21 vjeç, banues në Vlorë dhe S. L., 32 vjeç, banues në fshatin Sheqeras, Maliq, të cilët u dërguan për në Spitalin e Korçës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit”, njofton policia.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Test personaliteti: Çfarë pe si fillim në foto?

Story i radhës

​Ministri Latifi vizitoi Spitalin e Përgjithshëm të Pejës

Të fundit nga