Autobusë elektrikë në rrugë, reduktohet ndotja, projekti pilot nis me Tiranën, Vlorën dhe Durrësin

Emetimi i gazeve që krijojnë miliona mjete, të cilat qarkullojnë çdo ditë në rrugë është një nga sfidat më të mëdha të klimës me të cilat përballet bota sot. Politikat për reduktimin e ndotjes së ajrit janë në qendër të diskutimeve globale, ndërsa edhe Shqipëria synon të përfshihet në to.

Kështu, ndër projektet në vijim është edhe ndërrimi i flotës së linjave të transportit urban dhe ndërqytetas, për t’u zëvendësuar me autobusë elektrikë. Për këtë, Agjencia për Eficencën e Energjisë do të realizojë studimin e fizibiletit mbi elektrifikimin e tyre në Bashkitë Tiranë, Vlorë dhe Durrës.

Ky institucion ka hapur tenderin me një fond limit prej 74.1 mln lekë dhe fituesi pritet të shpallet brenda javës së parë të janarit.

Sipas dokumenteve të tenderit, sektori i transportit është një nga kontribuesit kryesorë të ndotjes së ajrit, duke zënë 25% të emetimeve të gazeve me efekt serrë në Bashkimin Evropian, teksa në Tiranë luan një rol të madh në përqendrimet e ndotjes, duke ndikuar në shëndetin publik.

Ndërkaq, kompania fituese e tenderit do të duhet të realizojë  studimin e fizibilitetit, si dhe testimin e teknologjive të reja të autobusëve elektrikë. Pjesë e  studimit është edhe vendosja e pikave të përshtatshme të karikimit, duke marrë në konsideratë itinerarin e linjave të autobusëve.

Sipas të dhënave, sektori i transportit është sektori me konsumin më të madh të energjisë, përkatësisht  37.8% të totalit të energjisë së konsumuar.

Ngjarja paraprake

Ekspertët britanikë paralajmërojnë stërmbushje të spitaleve: Kjo nuk është më e keqja

Ngjarja e ardhëshme

Ekspertët britanikë paralajmërojnë stërmbushje të spitaleve

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian