Autobombë në Siri, gjashtë të vdekur

Aleppo, qyteti sirian, sërish është përgjakur nga një autobombë.

Një veturë bombë vrau të paktën pesë vetë persona dhe plagosi 25 të tjerë në veri të Sirisë.

Agjencia shtetërore SANA njoftoi shpërthimin, por nuk dha detaje rreth numrit të të vdekurve dhe të plagosurve.

Turqia, e cila është në aleancë me disa grupe rebele që luftojnë kundër presidentit, Bashar al-Assad, kontrollon zonën ku ndodhi shpërthimi.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Britani tha se forcat qeveritare kanë rrethuar zonat kurde në Alepo veriperëndimore për muaj – duke parandaluar hyrjen e ushqimeve dhe pajisjeve mjekësore.

Ngjarja paraprake

Deri më 30 prill nevojitet test PCR për të hyrë ne Bullgari

Ngjarja e ardhëshme

Ish-ministri vë alarmin: Nivelet më të larta të infeksioneve

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian