Australia thotë se avioni luftarak kinez kreu manovër të rrezikshme pranë aeroplanit të saj

Australia ka akuzuar pilotin e një avioni luftarak kinez se ka kryer një manovër të rrezikshme pranë njërit prej avionëve të saj mbi Detin e Kinës Jugore.

Sipas BBC, thuhet se avioni kinez lëshoi flakë dhe i doli përpara aeroplanit australian të mbikëqyrjes.

Avioni kinez lëshoi më pas “bykun” – një pajisje anti-radar që përfshin copa të vogla alumini që hynë në motorin e aeroplanit australian.

Pekini e deklaron pjesën më të madhe të rajonit si territorin e tij.

Aeroplani vëzhgues detar i Forcave Ajrore Mbretërore Australiane P-8 u gjurmua më 26 maj nga një avion luftarak kinez J-16, gjatë asaj që ishte një aktivitet rutinë vëzhgimi detar, tha kryeministri australian, Anthony Albanese.

“Përgjimi rezultoi në një manovër të rrezikshme e cila përbënte një kërcënim sigurie për avionin P-8 dhe ekuipazhin e tij”, tha ai.

Ministri i Mbrojtjes, Richard Marles, tha se avioni kinez fluturoi shumë afër para avionit RAAF dhe lëshoi një “pako byku” që përmbante copa të vogla alumini që u futën në motorin e avionit australian.

“Padyshim që kjo është shumë e rrezikshme”, tha Marles për televizionin ABC. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vritet gjenerali rus në Ukrainë

Story i radhës

Këto gjëra mbahen më së shpeshti sekret nga njerëzit

Të fundit nga