Australia planifikon rihapjen me Korenë e Jugut dhe Japoninë

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, ka bërë të ditur se vendi i tij po planifikon të rifillojë udhëtimet ndërkombëtare me vendet me “rrezik të ulët” të koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë Japoninë dhe Korenë e Jugut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në Seven News TV, Morrison tha se foli me liderët e Paqësorit dhe ata u pajtuan të rifillojnë udhëtimet pa u karantinuar pasi qeveritë e tyre të jenë të sigurtë se udhëtarët australianë nuk përbëjnë rrezik virusi për vendasit.

“Ne duam të sigurohemi që të mos marrim asnjë transmetim COVID-19 në ato komunitete të ishujve paqësorë. Sistemet e tyre shëndetësore janë të ndryshme dhe ne duhet të kemi shumë kujdes për këtë rrezik”, tha Morrison.

Kryeministri australian tha se ai po ashtu ka folur me liderët e Koresë së Jugut dhe Japonië ndërsa kryediplomati australian ka qenë në kontakt me Singaporin.

Megjithatë, ai përjashtoi rifillimin e ndonjë udhëtimi të hershëm me Evropën dhe SHBA-të.

“Ju vetëm duhet të shikoni se çfarë po ndodh në Evropë në këtë moment kur ata po kalojnë një valë të tmerrshme të mëtejshme të virusit COVID-19 dhe natyrisht ne duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm për këtë”, tha Morrison.

Javën e kaluar, Australia njoftoi se do të hapë kufirin me Zelandën e Re dhe nga 16 tetori do të lejojë këtë vend të hyjë në Uellsin e Ri Jugor dhe Territorin Verior.

Megjithatë, kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ende nuk i ka lejuar australianët të vizitojnë vendin e saj, duke paralajmëruar qytetarët e vendit të saj që dëshirojnë të vizitojnë Australinë se ata do të duhet të vetë-karantinohen pas kthimit.

Në raportin e fundit, Australia raportoi 15 raste të reja të koronavirusit, pa asnjë vdekje të regjistruar. Ky vend deri më tani ka raportuar gjithsej 27.264 raste, përfshirë 898 vdekje dhe 24.855 të shëruar.



. .

Ngjarja paraprake

Situatë alarmante: Qytetet gjermane kërkojnë ndihmën e ushtrisë pas përhapjes së coronavirusit

Ngjarja e ardhëshme

Moti me vranësira mesatare, pasdite priten reshje shiu

të fundit nga