Australia bëhet vendi i parë në botë që detyron Facebook dhe Google të paguajnë kompanitë mediatike

Australia ka miratuar një ligj të ri i cili do të detyrojë kompanitë teknologjike të paguajnë publikuesit për përmbajtjet e lajmeve duke i hapur kështu rrugë një veprimi të ngjashëm edhe në vend të tjera të botës.

Kodi i ri, që Parlamenti i Australisë e miratoi ditën e Enjte, do të sigurohet se bizneset mediatike do të shpërblehen në mënyrë të drejtë për përmbajtjet që gjenerojnë.

Ligji i ri i paprecedent ka qenë temë e nxehtë debati prej disa muajsh. Facebook dhe Google kanë kundërshtuar këtë ligj i cili i detyron ato të ndajnë të ardhurat me publikuesit.

Madje Facebook mbylli faqet e lajmeve në Australi javën e kaluar në shenjë kundërshtie për ligjin e ri. Por tha këtë javë se do ti rikthente ato pasi Australia bëri ca ndryshime në kod. Rrjeti social tha se pas ndryshimeve të bëra në kodin e lajmeve ndërsa marrëveshjet e para me kompanitë si Seven dhe News Corp janë nënshkruar.

Australia do të bëhet vendi i parë në botë ku qeveria vendoset si arbitër që vendos çmimin sesa platformat duhet ti paguajnë mediave nëse një marrëveshje private mes palëve nuk arrihet në mënyrë të pavarur.

Google njëlloj si Facebook kishte kërcënuar me mbyllje të motorit të kërkimit në Australi. Tashmë kompanitë kanë kohë të negociojnë marrëveshje nëse nuk dëshirojnë të detyrohet në procese arbitrare. /PCWorld Albanian

Ngjarja paraprake

Ismet Munishi godet: Stop termit trajner nga Shqipëria 

Ngjarja e ardhëshme

Visar Duriqi përdori thikë në mbrojtje ndaj sulmuesve, rrëfen se si iu kundërvu atyre

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian