Australi, Sidneji regjistron natën më të nxehtë të nëntorit

Nata më e ngrohtë e nëntorit u regjistrua në qytetin australian të Sidneit dhe temperaturat ditore të dielën ishin 40 gradë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë natës, temperatura në qytet ishte 25,4 gradë.

Temperaturat e ngritura të ajrit kanë nxitur Shërbimin Zjarrfikës të Uellsit të Ri Jugor (NSW) të vendosë një ndalese të plotë të zjarrit në shumicën e pjesëve lindore dhe verilindore të shtetit, raporton BBC.

Zjarrfikësit po luftojnë me dhjetëra zjarre në të gjithë shtetin dhe temperaturat e ajrit gjatë fundjavës janë rritur në pjesë të tjera të vendit, duke përfshirë Australinë e Jugut dhe Victoria.

Temperaturat e mbrëmjes në Aeroportin e Sidnejit kanë rënë në 25 gradë Celsius deri në ora 17:30 sipas kohës lokale, raportuan mediat lokale.

Temperaturat e larta të ajrit priten në mëngjes, pavarësisht nga fakti se fillimi zyrtar i sezonit të verës duhet të nisë për disa ditë.

“Nëntori është mjaft i pazakontë në disa mënyra. Ne kemi qenë dëshmitarë të vetëm gjysmës së sasisë së zakonshme të reshjeve dhe ky do të jetë ndoshta një nga nëntorët më të ngrohtë”, tha Andrew Watkins nga Byroja e Meteorologjisë të premten.

Kjo është fundjava e parë me një numër më të lartë zjarresh që nga fundi i vitit të kaluar, kur në Australi u regjistrua sezoni më intensiv i zjarreve, megjithëse nuk ishte më vdekjeprurësi.

Gjatë sezonit të zjarrit 2019-2020, më shumë se 24 milionë hektarë tokë u dogjën. Më shumë se 3.000 shtëpi u shkatërruan dhe rreth tre miliardë kafshë u vranë ose u zhvendosën. Të paktën 33 njerëz humbën jetën.

Temperatura rekord e ajrit në Sidnej u regjistrua nga një observator në Distriktin Qendror të Biznesit. Në orën 4:30 të mëngjesit, temperatura ishte 30 gradë, njoftoi “Sydney Morning Herald”. Rekordi i mëparshëm ishte 24,8 gradë e cila u regjistrua në vitin 1967.

Temperaturat e ngritura të ajrit kanë nxitur shumë të kërkojnë pije freskuese në plazhe, kurse autoritetet kanë paralajmëruar nevojën e respektimit të masave të vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.



. .

Ngjarja paraprake

SHÇBA drejt shkrirjes, formohet struktura e re që do të kontrollojë Policinë e Shtetit

Ngjarja e ardhëshme

Kështu e ka dekoruar shtëpinë Teuta bashkë me burrin dhe dy vajzat e saj

të fundit nga

Tërmet në Tokio

Një tërmet me fuqi gjashtë ballë të shkallës Rihter goditi sonte bregdetin

AlbanianEnglishMacedonian