Australi, një xhami në Sydney shënjestër e sulmit vandal

Një person i paidentifikuar mbrëmë sulmoi një xhami në Sydney të Australisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sulmuesi hyri në Xhaminë “Auburn Gallipoli”, e cila është e lidhur me Kryesinë e Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet), ku shkaktoi dëme materiale duke thyer llambadarët, xhamat e dritareve, televizionin plazma dhe disa gjëra tjera në katin e sipërm.

Disa qytetarë regjistruan video dhe bënë fotografi gjatë sulmit dhe informuan policinë. Autori i krimit është arrestuar, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë i ditur.



. .

Ngjarja paraprake

Për 8 muaj, 112 persona të zhdukur në Kosovë

Ngjarja e ardhëshme

Si ta bëjmë punën më argëtuese?

të fundit nga