Aubameyang: Do të kërkojë nga Odegaard të qëndrojë

Sulmuesi i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang ka konfirmuar se do të provojë ta bind mesfushorin Martin Odegaard të qëndrojë.

Odegaard ka impresionuar që prej kohës kur iu bashkua “Topçinjve” nga Real Madrid në janar, derisa paraqitja më e mirë ishte në barazimin ndaj West Hamit.

Tifozët e Arsenalit janë duke shpresuar që Odegaard të qëndrojë në “Emirates”.

Derisa gaboni ishte drejtpërdrejtë, një tifoz e pyeti nëse kapiteni i Arsenalit do kërkojë nga Odegaard të nënshkruajë kontratë me londinezët.

Ai u përgjigj: “Sigurisht, do kërkojë nga ai”.

Sidoqoftë, kjo ndoshta nuk do jetë e nevojshme, ngase mediat angleze raportojnë se norvegjezi është i hapur për qëndrimin.

Ngjarja paraprake

Xhaferi: Unë nuk udhëhiqem nga emocionet

Ngjarja e ardhëshme

Xhaferi: Nëse shtyhet regjistrimi, duhet të jetë korrekte t’i kërkohet falje publike Ali Ahmetit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian