Kastrioti është në finalen e madhe të Kampionatit të Kosovës në hendboll (meshkujt).
Ferizajasit shënuan fitore me rezultat 31:27 (15:12) ndaj Besa Famgas, në ndeshjen e tretë të gjysmëfinales së play-off-it.
Ferizajasit e mposhtin Besën me 2:1 në seri të fitoreve.
Kastrioti në finale do të ndeshet me kampionin në fuqi, Rahovecin.
Atmosferë e bukur sportive në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj, ku ishin të pranishëm mbi1.500 shikues, panë lojë të mirë mes dy rivalëve të përbetuar të pasluftës.
Fillimi ndeshjes u karakterizua me rivalitet 1:1, 2:2, 3:3 dhe ferizajasit shkëputen në epërsi me dy gola (5:3) në minutën e 10-të.
Në minutën e 20-të ferizajasit shtuan epërsinë në 3 gola (9:6).
Kastrioti ka treguar angazhim e lojë të mirë gjatë kësaj periudhe, duke e shtuar epërsinë në 4 gola (13:9).
Pjesa e parë u mbyllë me rezultat 15:12 në favor të ferizajasve.
Në minutën e 40-të, Kastrioti udhëhoqi me rezultat 21:15.
Pejanët e ngushtuan rezultatin në 4 gola (22:18) në minutën e 45-të.
Në minutën e 53-të, kryetrajneri i Besës, Nikolla Prce, u përjashtua me karton të kuq. Prce pas përjashtimit pati një sjellje josportive ndaj gjyqtarëve.
Kastrioti ka shënuar fitore me rezultat 31:27 ndaj Besës.
Kryetrajneri Verim Zherka tani me Kastriotin, pas trofeut të Kupës së Kosovës, synojnë titullin e kampionit.
Padyshim për këtë fitore ka merita portieri nga Tunizia, Wadi Chebbi i cili ka mbrojtur disa raste të ekipit pejan.
Hendbollisti Henahen Yassine me 9 gola është më efikasi te Kastrioti i ndihmuar Beni Sula me 5, Deniz Terziqi 5, Besnik Bytyçi me 4 sosh.
Vlladimir Stankoviq është më efikasi të pejanët, me 8 gola.
Burimi: botasot.info