Atentati në Elbasan, zbulohet emri, ja kush është personi që dyshohet se është plagosur

Zbulohet emri, që dyshohet se ka mbetur i plagosur në Elbasan. Bëhet fjalë për Talo Çelën, një emër i njohur për drejtësinë dhe policinë. Dyshohet se Çela ka mbetur i plagosur në atentatin e mbrëmjes së sotme, por është larguar nga vendi.

Policia u njoftua për të shtëna mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Cërrik dhe më pas gjeti një automjet tip “BMW” të qëlluar disa herë me plumba, por asnjë person brenda saj. 

Atentati ka alarmuar policinë e cila me përforcime të shumta si dhe RENEA prej disa orësh po krehin zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e personave të përshirë në këtë ngjarje në fshatin Papër ku dyshohet se mund të ketë mbetur i plagosur i shumëkërkuari Talo Çela.

“BMW” ishte qëlluar me 20 plumba kallashnikovi dhe u gjet e braktisur.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Hadërgjonaj: Luajtëm në maksimum

Story i radhës

Ndodh në Maqedoni! 48-vjeçari kapet duke vjedhur naftë prej një shkolle

Të fundit nga