Atdheu do të mungojë për disa ditë në ‘Përputhen’, kjo është arsyeja

Gjatë puntantës së sontme të emisionit “Përputhen” u vërejt mungesa e Atdheut.

Moderatorja Bora Zemani njoftoi se Atdheu mungon ngase është infektuar me COVID-19 dhe nuk do të jetë prezent për disa puntanta.

“Atdheu nuk do të jetë në ditët në vijim sepse është infektuar me COVID, ne i urojmë shërim të shpejtë dhe të kthehet sa më shpejt në studio”, tha Bora.

Por, përveç tij mungonte edhe Sindi, ngase ka humbur jetën gjzshi i saj, andaj këtë lajm e kishte bërë të ditur përmes rrjeteve sociale.

“Jeta është plot me surpriza. Herë na surprizon ëmbël e herë hidhur. Kur na surprizon ëmbël gëzohemi dhe zemra na bëhet mal, kur na surprizon hidhur qajmë dhe zemra duket sikur ngushtohet e fryma na merret. Jeta është një karusel ndjenjash. E bukura është të jesh gjithmonë me njerëzit e dashur në këtë karusel dhe është e sigurt që do kesh një udhëtim shumëngjyrësh. E kështu ishte dhe jeta jote gjysh i dashur…do mbetesh gjithmonë në zemrat tona”, kishte shkruar Sindi.

Image
Ngjarja paraprake

Formacioni i Milanit në Ligën e Evropës, kërkohet kualifikimi

Ngjarja e ardhëshme

Xhaferi: Zgjedhjet lokale me 3, 10 ose 17 tetor

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian