Atdhetari demokrat Fehmi Jashari

Edhe pse në kohë pandemie, në varrezat e qytetit të Fushë Kosovës, numër shumë i madh i qytetarëve nga anë të ndryshme të Kosovës ia dhanë lamtumirën e  fundit, Fehmi Jasharit, vepr in imtarit të madh atdhetar, Fehmi Jasharit,  aktivistit të spikatur të rrezistencës paqërore, por edhe asaj të armatosur, gjithmonë i gatshëm për të sakrifikua gjithcka personale e familjare!

Si nxënës në shkollën fillore në Fushë Kosovë, dallohet si mbrojtës i të drejtave të nxënësve shqiptarë nga serbët lokalë, si themelues e anëtar i palodhshëm i Teatrin shqip dhe SHKA  shqiptare, që luajnë rol shumë të rëndësishëm për afirmimin e  kulturës shpirtërore shqiptare në Fushë Kosovën e dominuar nga nacionalizmi i egër serbomalazez! Ndërsa më vonë, në zgjimin e madh demokfratik të Kosovë, Fehmi Jashari është pionieri dhe themeluesi i qelulës së parë demokratike dhe veprimtari më i zëshëm i Fushë Kosovës, që shtëpinë e tij e bën cerdhe të të gjitha organizimeve atdhetare kundër armikut e për clirimin e vendit.

Nga janari i vitit 1990, Fehmi Jashari është nga të parët në aktivitetet politike, i pari në aksionin e pajtimit të gjaqeve, i pari që e bën shtëpinë shkollë, i pari në mbrojtjen dhe financimin e shkollës shqipe, i pari në aksionin e sigurimit të ndihmave për familjet e të përjashtuarve nga puna, i pari në organizimin e strukturave mbrojtëse territoriale, i pari për të ndihmuar grupet luftarake, i pari për të dhënë gjithcka nga vetvetja për popull e atdhe, e duke mos kërkuar kurrë dhe asnjë here, asgjë nga populloi dhe atdheu!

Fehmi Jashari ishte institucion më vete, një euridit dhe tribun i vërtetë popullor; guximtar i pashoq, që kishte kurajon të merrte mbi vete punë tepër të rrezikshme, siç fjala vjen, strehimi dhe përkujdesja ndaj deputetëve që miratuan Kushtetutën e Kaçanikut,  e veçnas aksioni  për largiminne kolonel Ahmet Krasniqit nga Kosova dhe strehimit të tij në Maqedoni, që ishte me rrezikshmëri të kartë për jetën e tij.

Pas mbarimit të luftës, Fehmi Jashari, punoi edhe më shumë për jetësimin e ëndrrës së  lirisë, për një jetë me të mirë, që e dëshironte për të gjithë, pa egoizëm, pa inatë, dhe larg thashethemeve e intrigave!

Prandaj, tash kur kaloi në amshim, do ta kujtojmë me respect e me mirënjohje të thellë, për punën dhe bamirësitë e tij, që e bëjnë të pavdekshëm, si vlerë njerëzore e rrallë dhe e denjë për kujtesën e shokëve dhe të miqve të tij, por edhe për kujtesën historike të Qytetatit të Fushë Kosovës, e të gjithë Kosovës.

Ngjarja paraprake

Në këtë qytet të Norvegjisë ndodh diçka e magjishme sa herë që bie nata

Ngjarja e ardhëshme

KRRE: Pohimet e VMRO-së për lartësinë e rrogës së Bislimovskit janë të pasakta dhe të rrejshme

të fundit nga