Atdhe Xharavina zbulon fëmijërinë e vështirë: ‘5 vjet bëja gjilpëra si drogë’

Ndonëse e shohim gjithnjë të buzëqeshur, Atdhe Xharavina nuk ka pasur një jetë të lehtë.

Në intervistën e tij të fundit në emisionin ‘Glamour Zone’, Atdheu tregoi se 5 vitet më të vështira të jetës së tij, i ka kaluar në fëmijëri.

Atdheu rrëfen: “Në Kosovë, më thanë se kisha një infeksion në kocka, por nuk ishte e vërtetë. Terapia që kam pasur për 5 vite ka qenë e panevojshme dhe çdo muaj duhet të bëja një gjilpërë.

Më ka bërë të ndihem shumë keq ajo periudhë, sepse ajo gjilpëra ishte si një lloj droge. Ditën që e bëja më hapte sytë, pastaj më vinte si në gjumë. Pastaj ika për tu kuruar në Stamboll, dhe mësuam që unë nuk kisha asnjë infeksion. Kisha një problem të vogël, që u kurua vetëm me 2 tablete.”

Ngjarja paraprake

Ja kush arbitron në Tirana-Kukësi dhe Partizani-Kastrioti

Ngjarja e ardhëshme

Shtëpia e Bardhë: Biden do të rrisë numrin e refugjatëve deri në maj

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian