Atanasov: Derisa po mundohemi të dëshmojmë se të kujt janë Dellçevi dhe Prliçevi, qytetarët tanë po largohen

Historiani bullgar Dimitar Atanasov përshëndeti përkujtimin e përbashkët të Goce Dellçevit, i cili do të zhvillohet të premten (4 shkurt).

“Një hap i mirë është përkujtimi i përbashkët i Goce Dellçevit. Me të do të kalojmë në dialogun që ka filluar, sepse deri më tani kemi pasur dy histori tradicionale historike”, tha Atanasov për “Top Tema”.

Sipas tij, as Maqedonia dhe as Bullgaria nuk po luftojnë për ndryshimin e kufijve.

“Ne kemi synime të përbashkëta dhe duam të eliminojmë retorikën kombëtare. Megjithatë, dua të theksoj se përderisa ne këtu zihemi se kush është Dellçevi apo Prliçevi, qytetarët tanë po largohen.

Duke u përpjekur të vërtetojmë se Dellçevi ishte 100% bullgar ose 100% maqedonas, ne nuk do të mbajmë askënd. Të gjithë do të largohen”, apelon Atanasov.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ministri Çupi takon zëvendësdrejtorin Nura, ja çfarë u diskutua

Story i radhës

Qeveria: Vendimet për izolim do t’u shpërndahen qytetarëve përmes një platforme të internetit

Të fundit nga