Ata dikur dhe këta sot

Kopjojnë njëri tjetrin, aspak për t’mirën e vendit po vetëm për të keq!

Të lidhurit me kollare, të NGOPUR nga jeta luksoze me paga të majme, nga buxheti i përbashkët i t’gjithë qytetarëve dhe vetëm mbi kurrizin e të varfërve, gjendjes më shumë se të mjerueshme të tyre:

ATA dhe KËTA, vetëm kanë shfrytëzuar dhe po vazhdojnë të shfrytëzojnë dhe asnjëherë, lëre që nuk punojnë, mirëpo as nuk mendojnë për të varfrit, që ATA dhe KËTA i kanë sjellë në këtë gjendje.

Pse?

Se: Janë më shumë se të ngopur!

”Ai që e ka barkun plotë, asnjëherë nuk e kupton të uriturin”.

O popull shqiptar, ju lutem kuptoni dhe reagoni!

Mos harroni dhe çdoherë kujtoni, familje të shumta shqiptare, t ‘cilat s’kanë ushqim të mjaftueshëm, s’kanë gjërat më ELEMENTARE për të mbijetuar.

Qytetarët e bashkuar, kundër një pakice të paskrupullt, shpirtkazmë dhe shfrytëzues mizor, çdoherë mund të triumfojnë.

Shpeshherë e kam thënë dhe po e ri përsëris!

Avionin e kanë ndërtuar, njerëzit.

Paramendojeni, vetëm ideja për të ndërtuar një MJET për të fluturuar lartë në Qiell, ishte dhe është më shumë se DIJE – INTELEGJENC.

Shqiptarë në mbarë trojet shqiptare, mos e braktisni Atdheun, mos pyesni çfarë ka bërë atdheu për ju, mirëpo çfarë keni bërë ju për atdheun!

Të bashkuar dhe vetëm të bashkuar si shumicë do triumfojmë, kundër një pakice të mbrapshtë!

Shqipëria do bashkohet, vetëm atëherë kur duam ne, kur punojmë ne, kur t ‘gjithë ne bashkërisht, ndihmojmë njëri tjetrin dhe veprojmë si një TRUP i vetëm, do jemi fitimtar.

Asgjë më shumë dhe as më pak, vetëm një:

“SHQIPËRI TË BASHKUAR NATURALE”.

Ashtu, si e ka krijuar i madhi Zot.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Britania e Madhe do të mbështesë çdo gjë nëse Suedia vendos për NATO-n

Story i radhës

PDSH do të udhëheq me postën e Maqedonisë së Veriut në Ohër

Të fundit nga