Asus Zenbook 17 është një laptop me ekran masiv dhe procesorë Ryzen 6000

Laptopi Asus Zenbook 17 Fold OLED intrigoi shumë kur debutoi për herë të parë dhe Asus ka vendosur ta pasojë me një variant më “normal.”

Zenbook Pro 17, një version i madh i linjës shumë të vlerësuar Zenbook. Laptopi fillon nga 99 dollarë duke u vendosur nën koston e shumë laptopëve 17-inç popullor për konsumatorët.

Dell XPS 17 dhe LG Gram 17, dy prej më të mirëve në këtë kategori fillojnë nga 1849 dhe 1199 dollarë respektivisht.

Një vit më parë Asus zbuloi Zenbook Pro 16X OLED duke filluar nga 2599 dollarë. Pro 17 edhe pse më i madh dhe një nivel më poshtë për nga kategori premium që synojnë, i mungonjë disa veçori të ekraneve OLED apo ndriçimi RGB i tastierës.

Në brendësi të tij është një procesor i serive Ryzen 6000. Opsioni më i kushtueshëm dhe natyrisht më i fuqishëm është Ryzen 9 6900HX. Procesorët e fundit AMD mund të mos jenë aq të fuqishëm sa çipet e gjeneratës së 12-të Intel, por bateria e laptopëve me këto procesorë zgjat më shumë.

Zenbook Pro 17 ka ekran 2.5K IPS me prekje me frekuencë 165Hz. Audioja është certifikuar nga Harman Kardon ndërsa në mesin e portave që ofron është HDMI 2.0 dhe lexues karte SD.

Asus thotë se ky laptop është për krijuesit të cilët duan një hapësirë të madh vizuale pune. Mund të pajisjet me kartat grafike RTX 3050 si dhe ato të integruara.

Krahas tij Asus zbuloi edhe dy modele më të shtrenjta si Vivobook Pro 15X prej 1599 dollarësh dhe Vivobook Pro 16X prej 1699 dollarësh. Këta laptopë vinë me procesorët e gjeneratës së 12-të Intel dhe grafika RTX 3060. Modeli 15-inç ka ekran 120Hz OLED ndërsa varianti 16-inç ekran WQUXGA 165Hz. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shqetësuese! Rritet numri i sëmundjeve kardiologjike nën 40 vjet

Story i radhës

Pse profesionist të shquar po nuk po konkurrojnë për pozitën e të parit në Policin e Kosovës?

Të fundit nga