“AstraZeneca e sigurt”, Rama: Vaksinim, vaksinim, vaksinim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të EMA-s që vaksina AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit është e sigurt dhe efikase në luftimin e koronavirusit. Në një postim në Facebook, Rama shkruan se tashmë gjithë fokusi duhet të jetë te vaksinimi për të këputur sa më shumë hallka të zinxhirit të infektimeve.

“Agjencia Europiane e Barnave (EMA) konfirmon pas verifikimeve të kryera, Sigurinë dhe Efektshmërinë e vaksinës ASTRAZENECA. Vaksinim, vaksinim, vaksinim për të këputur sa më shumë hallka të zinxhirit të infektimeve dhe për të dalë përfundimisht nga tuneli i pandemisë, ku ka nisur të duket drita” shkruan Rama.

Skepticizmi ashtu në shumë vende të BE-së edhe në Shqipëri ishte i madh për këtë vaksinë, teksa shumë mësues refuzuan që të pranojnë injektimin duke parë që disa shtete e pezulluan. Por EMA, sot kishte një lajm të mirë; vaksina AstraZeneca është e sigurt.

Drejtuesja e EMA-s, Emer Cooke u shpreh se sot komiteti ka vendosur se “kjo është një vaksinë e sigurt dhe efektive” dhe përfitimet tejkalojnë çdo rrezik të mundshëm. Doza, sipas saj, nuk shoqërohet me rritje të rrezikut të përgjithshëm të eventeve tromboembolike ose mpiksjes së gjakut.

Ngjarja paraprake

Trump shpreson që Markle t’i hyjë garës për presidente që ta ketë kundërkandidate

Ngjarja e ardhëshme

Grubi merr mbështetjen për regjistrimin nga Vjosa Osmani

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian