Assange i shpëton ekstradimit në SHBA, 800 mijë dollarë donacione në kriptomonedha për Wikileaks

Julian Assange nuk do të ekstradohet në SHBA vendosi një gjykatë Britanike ditën e Marte duke refuzuar kërkesën e autoriteteve Amerikane.

Aktivisti kishte thënë për trupin gjykues se vështirësia në burgjet Amerikane do ta detyronte të kryente vetëvrasje. “Gjendja mendore e Assange është e atillë saqë ekstradimi i tij në SHBA do të ishte i padrejtë dhe shtypës,” tha gjykatësi pas shpalljes së vendimit.

Assange u arrestua më 11 Prill 2019 dhe përballet me akuza të spiunazhit për publikimin e dokumenteve të klasifikuara Amerikane.

Pas refuzimit të gjykatësit, ish nën kontraktori i NSA Eduard Snouden shkroi në Twitter për vendimin duke thënë “Le të jetë ky fundi i gjithë kësaj.”

Presidenti i Meksikës Andres Manuel Lopez Obrador i kishte ofruar Assange azil politik. Sipas tij Assange është një gazetar i cili meriton një mundësi të dytë.

Komuniteti i kriptomonedhave që nga arrestimi i Assange në 2019 ka dhuruar vazhdimisht. Aktualisht llogaria në BTC e Wikileaks përmban afro 19.66 BTC ose mbi 600 mijë dollarë me kursin e ditës së sotme.

Gjithashtu janë dhuruar 222.99 BCH (Bitcoin Cash) që kanë një vlerë prej 87 mijë dollarë. Llogaria në Litecoin përmban 140 monedha ose 21 mijë dollarë dhe ajo ZEC (Zcash) 4,350 dollarë.

Sa i përket dhurimeve në ETH (Ethereum), llogaria përmban 89 monedha ose 87 mijë dollarë. Që nga arrestimi në 2019-ën Assange ka shpenzuar pjesën më të madhe të kohës në burgun e sigurisë së lartë Belmarsh Prison. Nëse ai do të ekstradohej në SHBA përballet me 18 akuza për krime kibernetike dhe dënim prej 175 vite burg. /PCWorld Albanian

Ngjarja paraprake

Pse qaj kaq lehtë? Ekspertët japin disa arsye!

Ngjarja e ardhëshme

Istogu me Akademi të hendbollit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian