“Asociacioni, po – jo?”, Kurti i përgjigjet pyetjes direkte të Al Jazeera-s

1 minut lexim

Kryeministri Albin Kurti i tha Al Jazeera-s se e ka pranuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Në një dokumentar me titullin “Kosova: Krijimi i një shteti”, Kurti pyetet: “Pyetje direkte: Asociacioni, po apo jo?”

“Sigurisht që Asociacioni i komunave me shumicë serbe është diçka që e kam trashëguar nga paraardhësit e mi. Megjithatë kjo është pjesë e marrëveshjes bazike tash. Neni 7 thotë se komuniteti serb duhet të ketë vetë-menaxhim. Nga ana tjetër, neni 10 thotë se të gjitha marrëveshjet e nënshkruara më parë duhet të zbatohen. Kështu që unë nuk e mohoj këtë. Megjithatë, vetëm si pjesë të pakos së normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohje të ndërsjellë”, thotë Kurti.

Por ai the se s’mund të zgjidhet vetëm njëra prej 39 marrëveshjeve me Serbinë, “sikur të jetë tavolinë suedeze” dhe “as ta vendosni përpara marrëveshjes bazë”.

“Si pako, kam thënë po”, nënvizoi kryeministri.

Story i mëparshëm

Taravari: Ligji për gjuhën shqipe nuk mund të shfuqizohet, BDI dhe LSDM e dërguan në Komisionin e Venecias

Story i radhës

Bekim Qoku tregon sukseset e Qeverisë në afërsi të 100 ditëshit e parë

Të fundit nga