“Asnjë rol i Emirateve të Bashkuara Arabe në kthimin e tokës palestineze”

Një komision palestinez ka mohuar një raport të mediave emirate se Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) kanë bërë presion ndaj Izraelit për t’u kthyer palestinezëve tokën në Luginën e Jordanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Portali i lajmeve Al-Ain më herët tha se palestinezët u lejuan të hyjnë në tokën e tyre në luginën Qaoun në luginën veriore të Jordanit pas një ndalimi 46-vjeçar “falë përpjekjeve të Emirateve të Bashkuara Arabe”.

“Kjo ishte një luftë palestineze e udhëhequr nga institucionet palestineze dhe pronarët e tokave, të cilët refuzuan të heqin dorë nga toka e tyre për gjysmë shekulli”, tha në një deklaratë Komisioni Palestinez i Kolonizimit dhe Rezistencës së Murit (CWRC).

Komisioni bëri të ditur se avokati i tij ka arritur t’ua kthejë tokën pronarëve të tyre në vitin 2017.

Një gjykatë izraelite vendosi në vitin 2017 që t’ua kthejë luginën Qaoun pronarëve palestinezë dhe të evakuojnë kolonët izraelitë nga zona. Vendimi u zbatua muajin e kaluar.

Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruan një marrëveshje të sponsorizuar nga SHBA në shtator për të normalizuar marrëdhëniet e tyre, një veprim që u pasua nga Bahreini dhe Sudani, dhe së fundmi nga Maroku.

Zona palestineze e Luginës së Jordanit është rreth 1,6 milion hektarë, ku rreth 13.000 kolonë izraelitë dhe më shumë se 65.000 palestinezë jetojnë në rajon.



. .

Ngjarja paraprake

Pandemia e koronavirusit, parada e inaugurimit të Biden do të jetë virtuale

Ngjarja e ardhëshme

Qeveria publikon listën. Ja kompanitë që morrën ndihmë nga shteti, por nuk ua dhanë punëtorëve!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian